Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

Këmbanës për ty kush do ti bjerë ?!

 

 

Këmbana po bie fuqishëm me plot kumbim,

Porsi një muzikë buçitëse me fort tingëllim.

Dikush ka vdekur ! shpirti i qoftë në amëshim!

Ndaj njerëz janë mbledhur sot,shkojnë në varrim.

I bie fort ky prift ! s’ka të ndalur,s’njeh aspak pushim,

Pasi edhe më shumë njerëz pret të vijnë në shoqërim.

Si është e mundur! nuk po njeh lodhje ky njeri ?!

Ky prifti ynë, në majë të këmbanares veshur në të zi !

 

Eh! kjo botë për çdo njeri ka një fund,ka një përfundim.

Shumë njerëz kanë lënë jetën, kanë lënë dashurin.

Por prifti përsëri i bie fort këmbanës,nuk po di ndalim,

Edhe pse kjo zhurmë më godet,më jep frikë,më jep trishtim ? !

-Kam një pyetje o njeri! A mund ta di o prift i mjerë ?!

-Po për ty me kaq zell, këmbanës kush do t’i bjerë ?!!

-A e di ? kush kanë qenë të tjerë,përpara se ti biesh ti ?!!

-Edhe ata, ta dish ! I kanë rënë me ktë zell,siç po bën edhe ti!

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.