13.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Nga Stiljan DEDJA

 

z.Basha ka bërë aq shumë premtime, sa është e vështirë t’i mbash mend ato !

 

Fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit po zhvillohet e ashpër, me premtime të shumta,të cilat bëhen rëndomtë vetëm në fushata elektorale, por duket që është e vështirë të mbahen dhe realizohen ato.Të gjitha partitë po bëjnë premtimet e tyre , për të tërhequr sa më shumë njerëzit pas vetes së tyre.Por premtimet më të mëdha elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, po i bën partia demokratike dhe udhëheqësi i saj z Lulëzim Basha. Ai patjetër me çdo kusht dëshiron të vijë në pushtet, pas një kohe të gjatë në opozitë,për këtë arësye atij i lipset të premtojë sa më shumë gjëra tek elektorati shqipëtar, pamvarësisht nëse do të mbahen apo jo këto premtime prej tij.Zoti Basha në çdo vend ku shkon, bën premtime të ndryshme elektorale. Premtimet e tij kanë qenë të “sheqerosura” që “të dehin”.Ato janë aq të shumta, të çdo aspekti dhe fushe, sa është e vështirë ti mbash përmendësh dhe jo më ti zbatosh apo t’i realizosh ato.Ai flet për dekriminalizimin e parlamentit, një premtimi tij elektoral deklaruar qysh më herët, por në fakt nuk e ka mbajtur dhe zbatuar asnjëherë ktë premtim. Në në gjirin e partisë së tij dhe të kualicionit që ai ka formuar, janë njerëz me preçedent penal dhe njerëz që populli shqiptar e di fort mire që; duart e tyre janë larë me gjakun e njerëzve të pafajshëm si : Sali Berisha , Fatmir Mediu, Vangjel Dulen, apo edhe shumë të tjerë, të cilët patjetër duhet të jenë kontigjent i drejtësisë shqiptare apo të SPAK-ut. Dihet veprimtaria antishqiptare e z Sali Berisha në masakrën zgjedhore të 26 maj 1996, ku pasi vodhi masivisht votat e votuesve shqiptarë, ai uzurpoi me dhunë institucionet shqiptare. Ai inkurajoi  veprimtarinë dhe aktivitetin e firmave piramidale.Atij iu bën akuza ,për vrasjen e liderit të dhjetorit, z Azem Hajdarit. Ai ishte njeriu që pengoi pamvarësinë e institucioneve nga pushteti i tij,duke realizuar pastaj nënështrimit e tyre ndaj diktatit të tij.z Sali inkurajoi dhe nxiti daljen e opozitës nga parlamenti, apo bëri pengimin e  prokurores së për gjithëshme z Ina Rama,të hetojë  katër të vrarët të pafajëshëm në bulevard, duke e cilësuar atë si :”Lavire bulevardi “, apo shumë ngjarje të tjera të cilat njollosin duart e tij, me gjakun e popullit opozitar shqiptar. Të njejtën gjë mund të themi edhe për z Fatmir Mediu, i cili është aleat me Lulzim Bashën në këto zgjedhje, i cili edhe ai realizoi korropsionin e madh në demontimin e armëve në Gërdec, duke vrarë 27 njerëz të pafajshëm përfshi edhe fëmijë.Edhe zoti Vangjel Dule, kryetar i partisë së “Bashkimit të të drejtave të njerut” PBDNJ,është një anti shqiptar “i thekur”, që ka kontribuar dhe kontribon në përhapjen e synimeve dhe ambicjeve  greke të “Vorio Epirit”, duke shprehur pretendimet territoriale të greqisë ndaj shqipërisë.Si kryetar i partisë të drejtave të minoritetit grek, ai nuk ka përfaqësuar asnjëherë njeriun, që mund të ishte një urë lidhëse midis dy shteteve, por ai është një zëdhënës i pretendimeve territorial të greqisë. Edhe qëndrimi i tij ndaj Kacifas të Bularatit, është një qëndrim ndaj përkrahjes së veprimeve të tij për vorio- epirin, duke i dhënë të drejtë atij krimineli të lëvizë me armë në territoret shqiptare të Bularatit.Z Dule ka marrë pjesë në varrimin e Konstandin Kacifas , këtij anti shqiptari dhe nuk ka kundërshtuar asnjëherë thirrjet greke anti- shqiptare të pjesëmarrësvë në varrim, të ardhur nga greqia në lidhje me vorio- epirin. Futja e këtij njeriu “armik të popullit shqiptar” në parlament do të thotë: futja e zërit të antishqipëtarëve grek në parlamentin shqipëtar. Z Basha asnjëherë nuk duhet të jetë aleat me këtë njeri dhe me partinë e të ashtuquajturve grekë, por që në të vërtetë janë shqiptarë të shitur dhe të blerë nga shteti grek. Kjo nuk përputhet me premtimet elektorale të tij për një parlament të pastër.Premtimet e Bashes për zvoglimin e papunësisë ,integrimin europian, taksën e sheshte deri 9 %,zbatimi praktik i masave fiskale,rritja e punësimit , mirë qeverisja etj, janë premtimet e fushatës së tij. Ai për biznesin e mesëm dhe të vogël duke u bazuar në ringritjen ekonomike  zotohet që: mos të ketë taksa mbi 0.5 % të xhiros.Ai theksoi se do të ulë kontributin e sigurimeve shoqërore në masën 18 %, do realizojë uljen e menjëherëshme të bazës fiskale,përmirësimit rrënjësor të klimës së biznesit,reduktimit drastik të burrogracisë shtetërore. Shndrrimin e shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë, për thithjen e investimeve të huaja direkte,mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknollogjik,sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë. Ai premtoi:thellimin e reformës rregullatore,me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve,liçencave ,inspektimit me qëllimim luftën ndaj korrupsionit,informaliteti, uljen e kostos për biznesin dhe eleminimin e arbiritraritetit qeveritar,si dhe rritjen e transparencës dhe konkurushmërisë në treg.Sipas ekspertëve këto:” janë premtime jorealiste jashtë nevojave të qytetarëve”. Z basha premton:“Akses i plotë në treg,çmontim monopoleve,dhe heqjen e çdo pengese për fermerin.” Ai ka përdorur sloganin :” shqipëria fiton buqësinë “, ku ka shumë pika, ku ai pretendon, ta kthejë buqësinë,në një bujqësi me ndihma, apo mbështetjen shtetërore si dhe lehtësimin e tyre në favor të fermerit shqiptar,duke çmontuar monopolet, tregjet, burrokracinë etj. Z Basha premtoi dërgimin e të rinjve për specializim sipas profesioneve, si elektriçist, hidraulik, mekanik etj në vendet e bashkimit europian.Sipas akuzave të Jozefina Topallit :”Premtimet e Lulëzim Bashës jo vetë që nuk realizohen,por nuk ka asnjë performancë për ti mbajtur ato. “ Z Basha ka bërë aq shumë premtime, sa është e vështirë t’i mbash mend ato !!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.