HEC-et e vogla kanë dëmtuar rëndë historinë dhe natyrën e bukur shqiptare.
Mungesa për energji elektrike gjatë periudhës 2005- 2010 dhe më herët, e detyroi qeverin e asaj kohe,t’i hidhte sytë nga HEC-et e vogla dhe t’i shihte ato si një zgjidhje, apo si një ndihmë dhe një kontribut sadopak, në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në vend dhe të eleminimit të problemeve të shkaktuara nga mungesa e saj.Të gjitha këto përpjekje dhe vendimet e asaj qeverie,u penguan dhe u dëmtuan nga korrupsioni shtetëror dhe nga mungesa e kontrollit të zbatimit faktik në ndërtimin e tyre, sipas projekteve të miratuara nga ministrit përkatëse.Në fillim të vititit 2014, z Damjan Gjiknuri nëpërmjet “MIE”, shpalli nisjen e një procesi kontrolli të kontratave koncesionare, duke prishur disa prej tyre, duke gjetur si shkak vonesat në krijimin e shoqërive koncensionare.Në vitin 2018 qeveria e re duke parë konfuzionin, shkeljet e shumta në liçensimin e tyre dhe mos-zbatimit të saktë të projekteve në terren, u detyrua të hartonte një “strategji kombëtare”, duke ruajtur si prioritet: “zhvillimin e kapaciteteve të hidrocentraleve të vogla, duke bërë edhe një skanim fizik të dokumentacinit të çdo hidrocentrali të liçensuar”.Në disa raste do të bëhej anullimi i lejeve të hidrocentraleve në zonat me “potencial turistik”.Në fakt qeveria nuk ka anulluar asnjë kontratë,për arësye të ndikimit të tyre në mjedis, apo të ndikimit negativ në turizëm, apo në zona të mbrojtura. Një kompani koncesionare u gjet se kishte manipuluar kordinatat në lejen mjedisore.Sipas vendimit të qeverisë :”Këto hidrocentrale nuk mund të ndërtohen rreptësisht në zona të mbrojtuara, apo në parqe kombëtare, duke bërë ndalimin e ndryshimit të gjendjes natyrore të rezervave ujore, burimeve , liqeneve dhe sistemeve të zonave të lagura”. Pamvarësisht ndalimeve të qarta ligjore, firmat koncensionare nuk e kanë patur të vështirë, të marrin leje për ndërtimin e hidrocentraleve në këto zona ,ku thuhet se janë rreth 12 zona, ku janë ndërtuar rreth 60 hidrocentrale. Edhe “MIE” nuk ka dhënë anjëherë një situatë të qartë me këto abuzime.Ka mos-përputhje shifrash,që tregojnë qartë për: politikën shkatërruese mjedisore, të lumenjve dhe përrenjve, si dhe kaosin në liçensimin e tyre, duke mos ruajtur edhe ato zona me potencial turistik. E gjithë kjo përpjekje e qeverisë së vjetër të Sali Berishës,u komromentua nga korrupsioni dhe nga abuzimi i koncensionarëve dhe i pushtetarëve të korruptuar. Të gjitha këto devijime nga rregullat e ndërtimit të tyre solli: dëme në mjedis, dëmtim të burimeve ujore të zonës, dëmtim të pronave të fshatarëve, dëmtim të qenieve të gjalla ujore në lumenj.E gjitha kjo:“për pak energji të papërfillëshme në krahasim me prodhimin e HEC-ve të mëdha me kapacitete të larta prodhuese”.Kjo përpjekje u degradua dhe u degjenerua dhe solli dëme në çdo drejtim, se sa të ardhura në favor të zonave ku u ndërtuan.Këto HEC-e nuk sollën aspak një përmirësim të treguesve energjitik në sistem.Nga disa personalitete të kësaj fushe këto hidrocentrale janë cilësuar si:” Kanceri që po përhapet në teritorin e shqipërisë”.Konkretisht po përmendim kontratën e koncesionit të formës “BOT”( Ndërtim- operim-Transferim),për ndërtimin e hidrocentraleve “Lenie”, “Shalës”, “Strelcë”,lidhur ndërmjet Ministris Ekonomisë,Tregëtisë dhe Energjitikës,ku si autoritet kontraktues i përcaktuar nga titullari z Tritan Prifti dhe shoqërisë “Gjoka Konstruksion”sh.p.k , cila emërtohet “ Koncesionari”.Për sa i përket hidrocentralit të “Strelcës” mund të them që: nga punimet e këtij hidrocentrali është dëmtuar rëndë bukuria natyrore e këtij fshati malor piktoresk të mbuluar nga arrat.Zona e Bllatishtës, kjo bukuri natyrore me “shkëmbin madhështor të kishës”, cilësohet si një bukuri natyrore e rradhë, që zoti i ka falur kësaj zone. Kjo zonë vizitohet shumë nga vizitorë të huaj, të cilët mrekullohehen nga bukuria natyrore e Strelcës, historia e saj,uji i ftohtë dhe ajri i pastër i kësaj zone.Pikërisht si për karshillëk të kësaj “perle natyrore”, na çfaqet “babëzia” dhe “pangopësia” e pushtetarëve delirantë.Afër “shkëmbit të kishës”, është ndërtuar vepra e marrjes së ujit së hidrocentralit,e cila merr ujin që buron në këtë vend,icili futet pastaj në disa kanale prej betoni, të cilat tregojnë për brutalitetin e “lejuesve”, duke prishur imazhin piktoresk të këtij shkëmbi madhështor gjigand.Kjo zonë ka dhe një histori të vjetër mbreslënëse, sepse prapa “shkëmbit të kishës” është një “kishë e vjetër”brenda në një shpellë, e cila quhet shpella e Helenës, sepse sipas gojdhënave aty është fshehur dhe ka banuar “Helena e trojës” dhe prej saj, ka marrë emrin edhe “Shkëmbi i lenies”, që është në krahë Strelcës dhe i përket si zonë administrative Gramshit. Nga Helenë shkurtimisht vjen- Lena dhe pastaj Lenia. Kjo histori e lashtë dhe kjo bukuri natyrore mbreslënëse, është dëmtuar nga betonet e derdhur në këto vende si pjesë e hidrocentralit, që marrin ujin këtu lart dhe e çojne në turbinat e hidrocentralit.Patjetër që kjo zonë duhet të përcktohet:” zonë e mbrojtur” megjithëse dëmi është bërë dhe kontrata përfundon pas 35 vjetësh nga data e fillimit të shfrytëzimit të hidroçentralit. Ky dëmtim është dorë dhe përgjegjësi e z Ilir Meta, i cili kishte Tritan Priftin ministër të asaj kohe, kur u lidh kjo kontra e shëmtuar në dëm të bukuris natyrore dhe historis së vjetër të këtij vendi.Papërgjegjshmëria në dhënien e lejes, për ndërtimin e këtij hidrocentrali, qëndron edhe tek komunarët e fshatit të asaj kohe, të cilët për nevoja të ngushta personale, kanë aprovruar ndërtimin e tij.Krahas këtyre dëmeve të pandreqëshme,kjo shoqëri konce
sionare ka dëmtuar rëndë edhe interesat e fshatarëve të Strelcës, duke dëmtuar pronat e tyre, si dhe rrugët e fshatit,pasi në këto rrugë janë shtrirë tubacionet e hidrocentralit. Këto dwme konstatohen edhe nw shumë HEC-e kudo në Shqipëri.Kur shikon këto skena të turpëshme pezmatohesh dhe mendja të shkon te blloku i Ilir Metës dhe i Tritan Priftit, si dhe te maniakët komunarë, të cilët së bashku për interest e tyre personale i kanë bërë një dëm të madh historisë dhe natyrës së bukur të këtij vëndi.