7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

  Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

 z.Adonis Filipi, regjizor i talentuar dhe drejtues artistik i festivaleve të teatrove.

 

Patjetër që z.Adonis Filipi ish qytetar i qytetit të Elbasanit dhe regjizor i teatrit “skampa”, ka meritën e madhe të drejtimit dhe organizimit të festivaleve ndërkombëtare të teatrove,që zhvillohen çdo vit në qytetin e Elbasanit.Ai është protoganisti kryesor i organizimit të tyre çdo vit në muajin tetor në qytetin e Elbasanit. Aftësitë e tij si regjizor i njohur dhe drejtues artistik me kontribute, bëjnë që të realizohen në nivel artistik të lartë, vlerat krijuese dhe interpretuese të konkuruesve në këtë festival.z Filipi duke qenë në krye të këtij aktiviteti kulturor, ka krijuar një trashigimni dhe një përvojë të paçmuar në artin skenik.Të drejtosh një eveniment të tillë kaq të rëndësishëm, është një detyrë dhe një përgjegjësi e madhe, pasi ajo kërkon një pregatitje artistike dhe kulturore të lartë, si dhe aftësi organizimi dhe menaxheriale bashkëkohore. Ai do të ndeshet në këtë festival, me efektet dëmtuese të pandemisë,duke dalë fitimtarë me të.Ky festival për të vjen si:- një thirrje për të gjithë njerëzit,që kanë nevojë për  frymëzim, apo shprese në ktë situatë pesimizmi dhe agonie për të gjithë artin dhe artistët.z Filipi megjithë situatën e rëndë ndaj kovidit, asnjëherë nuk ka menduar pezullimin apo shtyrjen e këtij festivali, i cili sipas tij:- kërkon të ndriçojë mendjet e njerëzve, të cilat janë të rënduar nga kjo situatë. Ai mendon se:- arti mund të mund dhe mposhtë gjithçka, ajo është një sfidë për të gjithë ne, pasi jeta përsëri duhet të vazhdojë me ritmin e saj, apo edhe më e fuqishme se më parë. Filipi në fjalën hyrëse të festivalit jep mesazhi se: arti mund të ndryshojë jetën e njerëzve.Ai kujdeset dhe këmbëngul në performancën e lartë të aktorëve, në lëvizje, interpretim, në veshje, costume,skenës, si dhe ndriçimit.Ai këmbëngul në përsosjen dhe realizimin e karaktereve,apo personazheve të ndryshme.Realizimet e përsosura artistikisht kanë ndikuar në faktin, që njerëzit të kenë dhe krijojnë një vështrim tjetër për botën,për të qenë më të përgatitur për jetën dhe të papriturat e saj.Interpretimi me nivel të lartë artistic i aktorëve ka përcjellë tek shikuesit e këtij festivali emocione, duke bërë që ata të përfshihen emocinalisht në mesazhin, si dhe duke përjetuar gëzimet dhe arritjet e sjellë prej aktorëve duke frymëzuar dhe vlerësuar gjërat më të rëndësishme në këtë jetë.Loja me nivel e aktorëve,solli ndjenja të forta te publiku,i cili duartokiti shpeshherë lojën e aktorëve.Aktorët me lojën e tyre krahas të tjerave, denoncuan padrejtësitë  dhe mangësitë e kësaj jete.Nëpërmjet ndikimit të satirës së tyre në skenë, u vërejt reagimi pozitiv i njerëzve në sallë.Pjesët e sjella në skenë transmetojnë realitetin dhe brutalitetin në të cilën ne jetojmë.Duke e parë botën me sy tjetër,ne mund të kontribojmë në përmirësimin pozitiv të saj.Filipi ka ndikuar në konsolidimin e  elementëve artistik të skenës.Nevoja e mbrendëshme që kemi, për ndryshim apo një realitet të ri, që u pasqyrua edhe në mesazhin artistik, ka sjellë vlerësimin e spektatorëve të këtij aktiviteti kulturor të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Mesazhi ndikon edhe në zhvillimin e personalitetit të njeriut.”E gjithë bota është një skenë”( Wlliam shekspeare). Arti i aktrimit është shumë ndikues në mentalitetin e njerëzve.Teatri në vetvete sipas definicionit të kohëve modern : është një art kommleks që ngërthen element të të gjitha llojeve të tjera të artit: Letërsisë , muzikës ,skulpturës, pikturës, si dhe artin e aktrimit. Loja me nivel e aktorëve meritoi duartrokitjet dhe ovacionet e publikut Elbasanas.Regjizori Filipi nuk i është larguar stilit klasik si në dekorin e skenës, ashtu edhe në kujdesin e lojës së aktorëve duke u kujdesur  t’u japë atyre mundësinë e interpretimit të një niveli të lartë artistik dhe interpretues. Ky aktivitet është ndihmuar edhe nga akustika e teatrit, e cila është më e mira në shqipëri.Teatri ka një kapacitet prej 292 vendesh. Ky festival teatral u vlerësua dhe u duartrokit shumë nga publiku Elbasanas.Sipas z Adonis Filipit :”Kjo kohë që po kalojmë sjell mendime të reja dhe si rrjedhim edhe pjesë të reja”. Mendoj se këto vepra teatrore cilësore që pamë do ti rezistojnë kohës.Patjetër që duhet të shpëtojmë teatrin nga periudha e vështirë që po kalon. Fuqia e tregimit jep mesazhin për ta parë botën realisht ashtu siç është.Teatri ka dhe vlerën se ai konsiderohet si një strehë për njerëzit ku ata mblidhen dhe krijojnë një komunitet të caktuar. Sipas specialistëve të artit:- ai ka një lidhje midis së shkuarës së largët së teatrit dhe asaj të sotëm, lidhje që  janë të pandara, pasi zinxhiri i shoqërisë është një vazhdimësi e përjetëshme. Teatri inkurajon humanizmin dhe dashurinë njerëzore.Ai ka fuqinë e mesazhit të gëzimit dhe të hidhërimit të talljes dhe të ironisë. Sipas art-dashësve loja teatrore dhe performanca ishte në nivele konkuruese bashkohore.Kishte një ndërthurje fjalësh,ngjyrash, lëvizjesh dhe notash muzikore, të cilat japin mesazhin e qartë dhe të të kuptuarit të asaj që kërkohet të transmetohet.Ai është një komunikim me spektatorin dhe ka një fuqi të madhe për të ndikuar në formimin e tij të gjithanshëm. Sipas specialistëve:-Në komunikim me treatrin na ndërthuren shumë fusha të jetës, të cilat patjetër ndikojnë në formimin kulturor të njeriut. Z Filipi jep shpres, për ecurin e këtij festivali edhe për vitet e tjera. Ai e shikon vazhdimësin e tij:- si një domosdoshmëri për vazhdimin e jetës së njerëzve të frymëzuar nga teatri dhe nga mesazhi që përcjell ai.Populli i elbasanit është një popull i dashuruar pas teatrit, kjo për faktin e traditës kulturore të njerëzve të këtij qyteti, por edhe të kontributit sidomos të Adonis Filipit dhe të regjizorëve të tjerë të qytetit të Elbasanit.Masiviteti i grupeve teatrale pjesmarrëse na tregon për vlerësimin që i japin ato këtij festivali të përvitshëm.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.