THIRRJE! REFEREDUM PER NDRYSHIMIN E EMRIT TE kOSOCVES TE QUHET: D A R D A N I
PSE!? ENDE DUHET TA ÇUAJMË “DARDANINË”, “Kosovë”!?
Gjithë kjo zhurmë “patriotizmi” e “atdhetarizmi” në Kosovë nga institucionet e
ndryshme të arsimit, kulturës dhe ato shtetrore dhe harrojnë se emrin e lashtë të tyre,
“Dardani” që e dhunuan këtë emër serbët dhe e zhduken.
Për më tepër e poshtëruan dhe e quajtën “Mllenjë”, sepse e përkthyer
në shqip, Kosovë do të thotë “Mëllenjë” dhe Fushë Dardaninë e quajtën “Fushën e
Mllenjave”.
A nuk është turp që emrin e trojeve të të parëve ta lënë edhe sot Mëllenjë!?
E spjegojmë edhe njëherë gjuhësisht:
Emri Kosovë është toponim sllav që në shqip do të thotë Mllenjë; ndërsa“Kosovopolje” është toponim sllav që e përkthyer në shqip do të thotë Fusha e Mllenjave!
Rrafshi i Dukagjinit është quajtur “Metohi”, në kuptimin shqip, pronë e kishës.
Nga ana tjetër emrin Kosovë” po ta perkthejmë në greqisht del emiri, Kocifos
(Kosovë) që e perkthyer në shqip përsëri do të thotë“Mëllenjë” dhe
“Kocifiopedhion”,(Greqisht), e cila përsëri e përkthyer në shqip do të thotë“Fusha e
Mëllenjave”;sepse, greqisht, “pedhio”, e përkthyer në shqip, do të thotë “Fushë”.
Pra emir Kosova e ka prejardhjen edhe në greqisht që do të thotë “Mëllenjë”.
Kështu emrin shqip Dardani e kanë zhdukur shovinistët sllav e grekë dhe e kanë
kthyer në gjuhë e tyre! Refereenca: (Prof. Niko Gjini.” Fjalori Greqisht-Shqip”, Janinë
1993 dhe fjalori “Shqip Greqisht”, Janinë 1998).
O shqiptarë, pse ende e lejoni emrin tuaj në pagëzimin e shovivinistëve sllav e grekë!?
Kthejeni pra emrin tuaj në shqip DARDANI dhe mos e mbani më emrin Mëllenjë!
Janë të ditura faktet hisorike se dyndjet e fiseve barbare për në jug sollën pushtimet
sllave, ndryshuan marëdhëniet etnike në gjithë Ilirinë.
Popujt e fiset e ardhura, pasi rrënuan popujt ilirë, i pushtuan, iu morën
lirinë dhe i asimiluan, duke formuar popujt që janë sot në Ballkan.
Prej ilirëve mbetën një pjesë popullsie me një territor shumë e vogël, ku sot janë shqiptarët që mundën të ruajnë gjuhën e kombësinë, mbasi fiset e tjera u sllavizuan duke u përzier e asimiluar me sllavë, kroatë, serbë, bullgarë, etj.
Dakajt u përzien me romakë, u latinizuan dhe u formuan rumunët e sotëm.
Thrakët u perzien me sllavët bullgarë dhe u asimiluan prej këtyre të fundit, duke formëzuar popullsinë e sotme bullgare.
Epiri u helenizua, etj, etj. Kështu ndryshimet janë të jashtzakonshme në truallin e Ilirisë.* *Mati Logoreci,Histori e kohës së vjetër,bot. 1924 f. 252.
Dardania në gjithë tollovinën e sulmeve të vazhdueshme barbare sllave, me pushtimin
romak e turk, fatmirësisht, jo vetëm nuk u asimilua dhe nuk u shkombëtarizua, por ruajti
gjuhën, traditat, folklorin, etj, më të pastër në të gjithë ish-trevën e Ilirisë.
Prandaj zhdukeni emrin sllav e grek Kosovë që do të thotë Mëllenjë dhe vendosni emrin e të parëve DARDANI!
Sepse në fakt nuk është Mëllenjë por DARDANI dhe nuk është Fusha e Mëllenjave, por Fusha e Dardanëve, e legjendave dhe e burrave të shquar e trima, që luftuan shekuj e shekuj me radhë për ta mbrojtur këtë tokë dhe emrin DARDANI.