UNË DI TË TË URREJ nga Xhilberto Gega
Un’ di të të urrej,di jashtëzakonisht shumë mirë të të urrej! Di të t’i shëmb ëndrrat, të t’a kthej qënien tënde në një të pavlerë:ashtu siq është në fakt. Unë di të të urrej. Di të të godas aq fort dhe me aq inat sa që dhe vetë malet të kallen nga frika.Di të t’a pështyj atë surratin tënd prej plasteline,që aq shpesh e ndryshon sa nganjëherë harroj se cili je.
Un’ di të të bëhem demon,të të bëhem xhind I ëndrrave të tua. Të të bëhem çelësi I vetëm që të hap dyert drejt rrugëve me shi,pa diell,pa fjalë, pa aromë, pa shije….me flakë! Un’ di të të urrej! Di, të fik ferrin dhe ta ndez atë përsëri. Di të të bëj që të kesh etje për të prekur vatrën e njomë të varrit. Di të të bëhem drogë. Të kesh bezdi për ta dëgjuar profecinë e njerëzimit irreal (sot) Un’ di shumë! Di dhe të të injoroj. Di që me gjestet e tua të nxjerr një komedi. Nga fjalët e tua një serenatë të marrësh. Dhe nga trupi yt-ahaha nga trupi yt di mjaft mirë të bëj një krevat:një krevat që do e marrësh mbi shpin sa të kesh jetë në Botën e përtejme.
Un’ di të hap dhe kujtime. Di të lundroj mbi ishlotët e tu. Di t’a rikujtoj shum pak se nga je dhe cili je. Mos më provoko! Mos u bë shigjetarë dijesh,se mbase dijes nga ty I merren mënd. Po,Po di dhe të të pikturoj në të bardhë. Por… di që qënia prej njeriu,toleranca,edukata,fea mi ndalon së bëri këto gjëra. Ndaj mos u tremb;nuk të bëj gjë! Unë do të vazhdoj rrugëtimin tim: orët e mia,natën time, se kam ndër mënd të harxhoj 3 sekondshin e ëndrrës sime duke u marrë me ty.
Ti mjafton të dish,sesa unë di: Di të të urrej,por di dhe të të dua!
ti mjafton te dish sesa un di.