4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

-Nga Ymer Hysa-

FESTE DHE VLERESIME NE KURBIN

Shoqata Kombëtare e Miqësisë dhe Bashkēpunimit Shqipëri Itali me seli Qendrore në Làç të Kurbinit, si kurdoherë me aktivitetet e saj kulturore edhe sot e shndërroi Laçin në qytet të kulturës.Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Të pranishëm të shumtë, anëtarë të shoqatës, shkrimtarë, artistë, studiues, nga Shqipēria, Kosova dhe Suedia, drejtues të pushtetit vendor si Zv. Prefekti Mhill Luli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Kurbin z. Pashk Kaci, etj mbushën plot e përplot sallën qēndrore të pallatit të kulturës së qytetit.

Këtë radhë një tjetēr risi e kēsaj shoqate, bashkëpunim 11 – vjeçar me simotrēn e saj Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Papa Klementi i XI me qendër nē Suedi.

Grupi organizator i këtij evenimenti tē rëndësishēm kishte menduar mirë çdo detaj, me qëllim që aktiviteti të merrte ngjyrat e njē spektakli të mirfilltë.

Përkujdesja e moderatorit Kol Beci do ishte maksimale.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Fjala e hapjes dhe përshëndetjet e presidentëve të shoqatave përkatëse z. Hysen Ibrahimi dhe z. Nikoll Lleshi u pritën me mjaftë interes nga të pranishmit e shumtē.

Ata folēn për arritjet e shumta, qofshin kēta nē ndērtimin e urave të bashkēpunimit, ashtu edhe nē promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare kudo në botë.

Botimet studimore në libra dhe revista e kanē rritur cilësinë promovuese të këtyre shoqatave.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Me një përzgjedhje të kujdesëshme për intelektualë të fushave të kulturës dhe artit nga Shoqata e Miqësisë dhe Bashkēpunimit Shqipëri-Itali u ndanë Çerifikata Nderi dhe nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Papa Klementi me qendër në Suedi u ndanē Dekorarata.

Biblotekës së qytetit ju dhurua kolana prej 11 volumesh studimore qê janë thesare të kësaj shoqate.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Si në çdo eveniment tjetër dhe këtu nuk nùk do të mungonin këngët dhe vallet si dhe fotografitë mes të pranishmëve. Zëri i bilbilit tē Kurbinit Kurt Lika, i këngētares Gjelina Gjeçi dhe i këngëtarit vogëlush të talentuar Anduel Piroli do të ndeznin atmosferën në sallë.

Në fund siç e ka traditë Kurbini për miqtë u shtrua një drekë miqësore ku pati biseda të lira dhe u shkëmbyen mendime për aktivitetet e ardhëshme.

“”””””””””””””””””””

SHTËPI TË BRAKTISURA

Rënkoni nga mosha e malli për të gjallët
Ju mure plasurat si lëkurë rrapi,
Trarët kolovaren, tjegullat bien e s’ndalen
Për një zë njerzor zemra u plasi.
Ju të heshturat gjer në dhimbje nga braktisja
Për frymë njerzore që brënda s’pipëtin,
Oborreve kanë ngelur pemë të pa krasitura
Që shiu u shuan etjen e gjethet kanë ushqim.
Ju kulla të vjetra që i dhatë kësaj jete
E si fortesa qëndruat nëpër shekuj,
Myshqet ju mbulojnë muret gjer në themele
E qoshet e gurta reumatizma ju ka prekur.

Të braktisura dhe të heshtura gjer në dhimbje

Vetëm zogjtë ju shuajnë mallin për të gjallët,

Kulla që ne u lamë në vetmi pa pëkujdesje

Ju dhe pse ndieni dhimbje, heshtët, na falët.

“”””””””””””””””””””””””

PER TY NJERI
Përpiqu fjalën ta zgjedhësh të artë
e buzëqeshjen ta dhurosh pa shtirje,
ta ruash gjakfohtësinë pa u ndezur flakë
dhe kur dëgjon përgojime pas shpine.
Përpiqu ti burrë që je baba
e mbi shpatulla ke barrë të rëndë,
djallin vrastar që brënda vetes mba
vrite, mos e lër të turbullojë mendtë.
Përpiqu ti grua me bashkëshort
e lartësuar me titull “nënë fëmije”,
dashurinë njerëzore ta ruash fort
si cipë të hollë virgjërie.
Ti pushtetar që të besojmë të ardhmen
shtrij dorën e ngrohtë, mos shit mend
në fund të fundit, një ditë të afërt a të largët
te dhoma errët do jeshë, në dy metra vend.
Ti bisnesmen që punëson njerëz
e djersën e tyre e kthen në ar për vete,
mos luaj me mundin, mos e vidh djersën
ngec në fyt, të mbyt dhe një bulëz djerse.
Përpiqu o njeri, fjalën ta zgjedhësh të artë
e buzëqeshjen ta dhurosh pa shtirje,
ta ruash gjakfohtësinë pa u ndezur flakë
dhe kur dëgjon të përgojojnë pas shpine.

(Nga vellimi im poetik “Endrra në Udhëkryq

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.