Heronjt e Janarit të Kombit Shqiptar
Heronjt mbeten yje të pa shuar në histori.
Për heronjt shkruajmë me gjak t’shejtëri.
Nder të përkujtosh Herojn e Parë..
Skënderbeun 554 vite hero Kombëtarë.
Vllezrit Gërvalla,Heronj të Lirisë.
Rexhepi ,Halili ,Zahiri bijtë e Shqipërisë.
Etmondi djalë Trim hero i ri..
Dha jetën për vatan,pa ju dridhur syri.
Janari i acartë me furtunë dimri,
Shumë Heronj të kombit mori.
Një hero vdes për trojet e liri..
Por 100 pasardhës lind nëna Shqipëri.
O Janar fillim i çdo viti të ri..
Shumë nëna heronjsh ke lënë në zi.
I kujtojmë me nderim e Lavdishmëri..
Ju Heronj ju përkujtojmë çdo muaj Janari
Me vargjet momentale ju them me zemër, Lavdi Heronjve të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën për LIRI,në Muaj Janar.
Me Nderime Nga Zamira Mira Korançe Tiranë