24.5 C
Tiranë
E hënë, 2 Qershor 2025

Nga:Arjan Gjeci

Zonja e trëndafilave.
———————————-**
Avitem rrugës së zbrazur
rrugës që piqet nën diell
nuk ‘pipëtin njeri
e ndaloj pikëlluar diku
një shtëpizë e ndërtuar në gur
pragu i saj i moçëm hesht
dikur një zonjë e bukur
me rroba të bardha si bora
jetonte këtu,mes trëndafiave
ajo s’është më
më kësaj bote nuk jeton
njerzit e saj kanë ikur larg
zëri i saj i ëmbël akoma më
kumbon
isha një vocërrak i njomë
atëherë
e lodhja shumë mëngjezeve
kur nisesha për në shkollë
stinës së trendafilave çdo
pranverë
trokisja pareshtur portës së saj
me dhjetëra herë,trak -trak
duke ju lutur çdo ditë
— më jep një trëndafil të bardhë
— edhe një të kuq zonjë
e tjetrën ditë vazhdoja sërish
sërish të njejtin avaz
ehh ç’më bërtiste ndonjëherë
më quante mistrec vocërak debil
Por unë!
s’ikja kurrë që andej parit
pa ia rêmbyer një trëndafil
më pas vrapoja hareshëm si zog
mendoja se dashuroja dhe unë
nxitimthi pluhurit dhe baltës
trëndafilin që më falte ajo zonjë
ja dhuroja shoqes time të
bangës.
Maj 2025.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.