10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025

Nga:Besa Daka

Një djalë i vogël pyeti mamin e tij, “Pse po qan?” “Sepse jam një femër,” iu përgjigj ajo.
“Nuk e kuptoj,” tha djali i vogël. E jëma vetëm e përqafoi dhe i tha, “Dhe kurrë nuk do ta kuptosh.”
Më vonë djali i vogël pyeti të atin, “Pse duket sikur mami pa ndonjë arsye qanë ?”
“Të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye,” ishte gjithçka që i ati mundi ti përgjigjej.
Djali i vogël u rrit dhe u bë burrë, akoma mendonte se pse vallë qajnë gratë. Më në fund vendosi të telefonojë Zotin. Kur Zoti doli në telefon, ai e pyeti, “Zot, pse qajnë gratë kaq kollaj?”
Zoti tha:
“Kur krijova femrën ajo duhej të ishte speciale. I bëra shpatullat e saj të aq forta sa të mbajnë peshen e gjithë botës, dhe në të njëjtën kohë të jetë aq e sjellshme sa të ofrojnë rehati.
I dhashë asaj një forcë të brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës dhe refuzimin që ata mund ti bëjnë.
I kam dhënë asaj fuqi që e lejon atë të vazhdojë përpara kur të gjithë dorëzohen, dhe të kujdeset për familjen e saj duke qenë e sëmurë dhe e stër-lodhur pa u ankuar tek askush.
I kam dhënë asaj ndjeshmërinë që të dojë fëmijët e saj në të gjitha rrethanat, edhe kur fëmija i saj e ka lënduar atë shumë rëndë.
I dhashë asaj forcë të që të mbajë të shoqin kur ai gabon dhe i kam dhënë formë asaj nga brinja e tij që ti mbrojë atij zemrën.
I kam dhënë asaj urtësinë (diturinë) që të dijë se një bashkëshort i mirë kurrë nuk e lëndon gruan e tij, por ndonjë herë testojnmë forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij pa mëdyshje.
Dhe më në fund, i dhashë asaj lotët që ti derdhë e të çlirohet. Kjo është posaçërisht dhe vetëm për të që ti përdorë kur të ketë nevojë.”
“E shikon pra biri im,” tha Zoti, “bukuria e një gruaje nuk është tek rrobat që ajo vesh, pamja që ajo ka, apo mënyra se si ajo kreh flokët.
Bukuria e një gruaje duhet parë në sytë e saj, sepse ajo është dera për tek zemra e saj- vendi ku qëndron dashuria.”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.