
“Dashuria s’është fjale.
Dashuria s’është veç fjalë,
Jan duar që dridhen, por s’të lëshojnë,
është shikim që të kërkon mes mijëra sysh,
është heshtja që flet kur bota bërtet,
është dhimbja që nuk largohet… por ti prapë qëndron.
Dashuria nuk bërtet — ajo përpihet,
ajo nuk premton — por provon.
Është krah që mbulon kur të gjithë të zhveshin,
është zemër që duron,
edhe kur thyhet.
Dashuria s’është buqetë me lule në festa,
por shtrat i ngrohtë në net pa dritë.
S’është foto për rrjete sociale,
por kujtim që digjet thellë në shpirt.
Mos ma thuaj që më do… më jeto.
Më dëgjo kur hesht, më shih kur jam errësirë.
Sepse unë nuk dua një dashuri që vjen për të bërë zhurmë,
dua një që vjen… dhe mbetet.
“Jo dobesi respektin”
mos ma mer respektin për dobësi…
Se nuk u përkula kurrë,
as kur jeta më përplasi ne mur,
as kur shpirti më ra në gjunjë —
unë prapë u ngrita lart,
me krenarinë e një gruaje që ka përjetuar gjithçka.
Jo!
Nuk e kam interesin,
as lyp favore nga askush.
Jam rritur me ndershmëri,
dhe jetën s’e kam shijuar — e kam kafshuar!
E ëmbël në pamje?
Po ndoshta…
por në zemër mbaj uragane.
Vendimet i marr me gjak të ftohtë,
jo me fjalë të ëmbla. Vepra qe godasin fortë.
Mos u mashtroni nga buzëqeshja,
ajo fsheh beteja . që askush su perball dot.
Mos më mendo engjëll…
s’di as vetë çfarë kam në kokë —
atë e kanë trazuar net të gjata,
lot qe rrodhen të heshtur,
dhe dhimbje që s’kanë emër.
Ajo qe eshte nene trimereshe .nje fisnike
Femer..
Jam kokëfortë,
jetën e kam mbajtur fort me thonj.
Ndihmë? Askujt s’i kam kërkuar.
E jo më të dorëzohem… për dikë që s’më njohu dot!
Mos më trazo me fjalë zbukuruar,
fjalë që peshkojnë mendjelehtët.
Nuk jam prej letre,
jam lëkurë deveje,
që ka përballuar diell,
pluhur… dhe shtrëngatë.
Po- s’me respektove…
përballë s’do kesh një grua,
do kesh një djall me sy të ftohtë,
me shpirt që ka parë ferrin —
dhe s’ka bërë asnjë hap prapa
Dallandyshe Aliaj.
21.05.2025 vlore