N’kaperthimin e ndjenjave,
te trishtueme t’zhgenjimit,
t’mavjosuna,
t’zhubulosuna,
t’rrudhuna prej vnerit t’pikllimit,
ku kanga t’duket vaj
e vajet – thirrje e menxyres,
vetvedja te tjetersohet
e shpirti me kot kerkon prehen,
qe nuk munde t’egzistoje,
perderisa lulzojne ata,
qe t’ardhmen na e mbyten,
deshirat na i vodhen;
me andrrat tona bajne tregti,
majmen e fryhen;
na shiten t’ardhmen,
perdite dhjamosen,
si derrat gogsijne,
peshtirshem ngerdheshen;
prej larg ndihet era qelbesine.
Qelben, veç qelben,
fryma t’bllokoher;
larg kerkon t’ikesh.
Po ku ?
Ku ?
Kudo kah t’mundesh,
por jo ktu !
Oh, ndjejat e mia, te trishta,
t’rrudhosuna,
t’zhubulosuna,
fluturojne n’hapsine e kohe;
liman paqe kerkojne,
e nuk e gjejne…
Dallget e llahtarshme t’errsines,
çdo skute kane gelltite;
kane turbullue oqeanin e andrrave,
deri n’fund
e t’ardhmen fort kane trondite.
Megjithate;
perdite e ma shum kerkojne qetsine;
n’toke a do ta gjejne valle ?
O veç n’qiell me Perendine…