
Dy talente tē fshatit tim !
( Dedikuar Llambro Kromidhës dhe Theodhoraq Jano )
Po tregoj njē histori mbushur plot me tē vērteta !
Po tregoj pēr dy tē rinj si ju vēshtirsohej jeta !
Talent kishin qysh fēmijē, ishin as nē arithmetik
Pēr çudi drejt nuk vlerēsoheshin, çdo hap e hidhnin me frikē !
Njeri dajon arratisur, tjetri me xhaxhan nē burg
Shkolla e lart s’u lejohej, i pērkēdhelte veç
njē murg !
E fitonin çdo konkurs, shkollēn e përfaqësonin
Me shumē dhimbje dhe mësuesit i donin dhe i vlerësonin !
Ish njē gjē e ekzagjeruar, bazuar në luftē klasore
Dilnin disa ekstremista, thoshin se kishin fitore !
Endrrat që tē rinjtē thurnin me dlirēsi fēminore
Ndērpriteshin nga sunduesit me shpat tē luftēs klasore !
Dhe ćdo ditē ndryshe i shihnin kēta tē rinj tē većantë
Njerzit e indoktrinuar. punonin vetēm me shatē!
U kalua njē sistem qē lirin’ e kufizonte
U çelen dyer , dritare ku i riu aspironte !
Si simbol demokracia. hapi shumē horizonte
Sa shumē mundēsi po lindnin, qē rinia i kērkonte !
Njē thirrje del si moral për njē tē ardhme tē mirē
Le te fitojnē aftēsitē, çdo gjē bēhet me dēshirē !
Dhe gjumin quaj fajtor
Gjyqin po ja bēj ndērgjegjes
Pēr vendin bēhem theror
Pse s’ i hapim rrugē mirēsjelljes ??
E quajn gabim njerēzor
Prishjen, djegjen dhe shkatrrimin
Shumē i duhej kombit tim
Qē tē bēnte vetēflijimin !
A ka faj populli im
Pēr gjithçka qē pati ndodhur
C’ lloj politikanësh nxorri
Mos vallē u ndje shumë i lodhur !
Duhej guxim pēr ndryshimin
Njē sistem duhej kaluar
Me fjalēt liri nē gojē
E reja duhej provuar !
Ka virtyte vendi im
Me njē popullsi krenare
E donte demokracinē
Bunkerēt ti zhdukte fare !
Cuditshēm ca gjēra ndodhēn
Bujashkat dolēn nē krye
Njerzit me njē barrē kulture
U stepēn , ndenjēn nē hije !
Historia po buçet
I bēn thirrje drejtēsisē
Jepi pra tregoje veten
Si stoli e Shqipērisē !
Kombi im ēshtē prodhimtar
Do krijojē njē shtresë elitë
Qē ta sfidojē historinē
Tē keqes do ti bëj pritē !
Dhe ne masa e pensionistve
Synojmē mē shumë dinjitet
Tē mos derdhim lot mjerimi
Por tē gēzojmē kēto vjet !