22.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga:Fatbardha Çelaj

Të ulësh të tjerët për t’u lartësuar vetë: një iluzion i madh i kohës sonë, ky fenomen ndeshet shpesh :
Kjo është koha ku dukja ka zënë vendin e qenies,ka njerëz që ndihen të detyruar të tregojnë veten më “lart” duke ulur të tjerët. Në vend që të ndërtojnë veten me përulësi, dije, punë e vlera të vërteta, ata zgjedhin rrugën më të shkurtër dhe më të shëmtuar: kritikojnë, përqeshin, shpifin ose nënvlerësojnë të tjerët. Mendojnë se duke e bërë këtë, do bien në sy të atyre që i degjojnë më shumë. Por në fakt, ndodh krejt e kundërta.
Kur përpiqesh të ulësh dikë tjetër për të ndërtuar një imazh të rremë të madhështisë tënde, tregon më shumë për dobësinë tënde sesa për forcën. Tregon se nuk ke ç’tregosh nga vetja, ndaj përpiqesh të tërheqësh vëmendje duke njollosur të tjerët. Por ajo çka nuk kuptohet shpesh është se kur e poshtëron dikë tjetër, nuk e ngre veten – përkundrazi, e zbulon fytyrën tënde të vërtetë para të gjithëve: pasigurinë, zilia dhe boshllëkun tënd.
Ata që kanë vërtet vlera nuk kanë nevojë të hedhin baltë mbi askënd. Nuk kanë nevojë të ulin të tjerët për të ndriçuar. Ata ndriçojnë vetë, pa fjalë të mëdha, pa shpifje, pa zhurmë. Vlera e tyre flet vetë, dhe njerëzit e ndiejnë. Sepse respekti i vërtetë nuk blihet me fjalë të hidhura për të tjerët, por fitohet me sjellje, me punë dhe me karakter.
Kur përpiqesh të ulësh dikë tjetër, në fund lartëson pikërisht atë që përpiqesh të përbuzësh. Sepse njerëzit shohin përtej fjalëve dhe e kuptojnë kush është i fortë në heshtje dhe kush është i dobët në zhurmë. Më shumë se kurrë sot, bota ka nevojë për njerëz që ngrihen duke ngritur të tjerët, jo duke i shtyrë poshtë.
Fjalët e urta thonë: “Njeriu i madh flet për ide. Njeriu mesatar flet për ngjarje. Njeriu i vogël flet për njerëz.” Dhe, për fat të keq, jemi rrethuar nga zhurma e atyre që flasin për njerëz.
Zgjedhja është gjithmonë personale: të jesh ndriçim për të tjerët apo hije për veten tënde.
Në fakt, kush është i qetë me veten, nuk ka nevojë të trazojë emrin e askujt.
Kush është i plotësuar, nuk sheh mangësitë e të tjerëve si kërcënim.
Kush është i mirë… e tregon me sjellje, jo me përçmime.
Kur dëgjon dikë që flet keq për të tjerët pas shpine, ki kujdes:
ai njeri do flasë për ty, sapo ti të kthesh shpinën.
Zgjidh të jesh ai që nuk përhap fjalë, por mirësi.
Dhuro sa me shumë paqe dhe dashuri
sepse aty je vet ti dhe shpirti yt i paster .
Sepse fjala e mirë ndriçon, e fjala e keqe djeg edhe atë që e thotë.
Miresia tek njeriu I mirë duket nga larg .
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Τe ulësh të tjerët për t'u dukur më lart... Sot, shumë zgjedhin ndriçojnë duke fikur dritën tjetrit. Por harrojnë vërtetë thjeshtë: Kur përpiqesh tregon vetëm ulësh dikë tjetër, fund Njërëzit vërtetë nuk kanë nevojë poshtërojnë askënd për më mirë. Ata flasin me vepra, me karakter, me dinjitet. Sepse lart nuk shkohet duke shtyrë e tjerët poshtë. Lart shkohet duke ngritur edhe tjerët me vete. Kush ka dritë brenda, nuk drita t tjerëve. frikë Mos harro: Kur flet me përçmim për dikë, më shumë flet për veten. Kur tjeret, dashje lartësove. poshtë, bashkë me fjalët Zgjidh jesh dritë, hije."
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.