15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Nga:Fitnete Bashota Krasniqi

KËRKOJ FALJE
Unë sotë
Linda t’njejtën kohë me diellin
Po mëzi u zgjova,
Trupi ishte i lodhur i dërmuar
Kërkoj falje nga kënga e zogjëve
E pemëve që zhurmuan
Që hapa dritaren e bafas u larguan!
E pashë diellin që kishte sjellë dritë
E pashë pranverën që kishte sjelle jetë
E pashë natyrën që kishte shpallë shpresë
E shpresa dhuronte t’bukurën Dashuri!
Pemët zhurmuan në poezin time
Toka i mbante e qielli i falte dritë
E nga bukukuria e tyre
Me vesën e mëngjesit i kam ujit!
E unë mëzi u zgjova;”
Ende jam e turbullt nga mendimet’
Se u mahnita nga bukuria e natyrës
Freskia e mëngjesit m’shëndriti fytyrës
Edhe pse dielli lindi t’njejtën kohë me mu
Kërkoj falje se sot jam vonu!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.