
Kete fotografi e kam kerkuar shume, e me ne fund e gjeta.
Jemi ne periudhen e agresionit grek te 1949.
Personi qe shikoni ne foto eshte TULAN LULASH BINOSHI, i shtruar ne spital per plaget e marra gjate luftimeve me greket.
Tulani , i cili eshte vellai i gjyshes time Line Lulash Binoshi e martuar ne Fusha, ishte ushtar ne kompanin ushtarake kufitare qe pati perplasjen e pare me greket.
I gjendur ne postkomanden qe kishin ne dispozicion mitraloza te lehte, ai u godit nga nje mortaje greke, duke pesuar demtime ne dy kembet.
Ai nuk pranoj te trasportohej nga ushtaret e tjere dhe qendroj ne vendluftim duke qelluar me mitroloz e ngadalesoj perparimin e grekeve, deri sa humbi ndjenjat.
Kjo kohe e fituar u dha mundesi kompanise se e tij te riorganizohej dhe me ndihmen e trupave te tjera ushtarake te ardhur ne ndihme dhe shume vullnetare te rikthehen ne koder dhe te zbrapsin greket ne kete sektor.
E gjejne Tulanin pa ndjenja, ne nje pellg gjaku, mbi mitraloz.
Transferohet me urgjence ne spital dhe per fat shpeton e sherohet..
Pas nje kovaleshence te gjate , kthehet ne shtepi, ne Lotaj te Shales ku vazhdon jeten e tij si bujk.
Fatekeqesisht as ai apo prestare te familjes e as klasa politike lokale e kohes nuk bejne asnje perpjekje per ti njohur statusin e veteranit apo demtuarit ne lufte e pse jo efhe titullin e heroit te popullit.
Ne heshtje te plote vazhdon jeten e tij ne heshtje me nje mije halle e veshtiresi.
Kur mund te kishte nje titull dhe nje pension ekonimik qe do e ndihmonin ne jeten e tij dhe ne rritjen e femijeve..
Berja e njohur dhe perpjekja per ti njohur titullin qe i takon edhe pas vdekjes ka qene nje peng i babait tim.
Peng qe do mundohem ta realizoj sipas ligjit shqiptare ne fuqi.