17.5 C
Tiranë
E martë, 15 Prill 2025

Nga:Gashi Radisheva

 

Në atë lumë notin e detit e mësuam
Ai lumë i thellë
plot me ujin e kristaltë të fëmijërisë tonë
rrjedh
e unë ia numëroj çdo natë
krejt gurët e bardhë në fundin e thellë
deri në mëngjes.
Herë herë prej shpatit të bjeshkës së lame
prej rrebesheve të jetës në zhdjergëje
me plot ledh
i turbulluem e me rrëmbim
zbret.
Veçse kurrë pa u ndalë e shumë shpejt,
shkon derdhet gjithmonë
larg në fundëdetë.
Në të dyja rastet gurgullima e valëve
ma çliron ngërçin e zemrës,
se ofshamën e shpritit me vete ma merr.
Është po ai lumë aty
ku ne të gjithë për në detin tonë me dallgë
notin e mësuam.
Me Gasht e Radishevës ndër breza.
Remzija.
14 Prill 2025
A griset njeri si harrën
A se kemi qënë edhe jemi
e do të jemi po këta
a se jemi e duhet të jemi
se kemi qënë po këta
që veç shohim e do të shohim,
se gjithmonë e kem pa
të njëjtin dreq të lemë si njeri
ty e përla vllaun me vlla?
Nuk di në popuj të tjerë
a ndodhë si në shqiptarë
ku virtytet e njerit i grisen si harrën
e pa e ditë sa vlen jeta
edhe jeta i merret,
se përherë i është marrë
me pare e për pare
është vra vëllu me vëllanë?!
Të gjitha reagimet:

Arjana Fetahu Gaba, Fitnete Bashota Krasniqi dhe 20 të tjerë

Me mbarësi kjo “Java e Larit të Pashkëve”
Sonte nisë java kremtimeve të Ringjalljes.
Është Nata e Larit që koinçidon e njëjtë për të gjithë besimtarët e Krishterë të fesë së nderuar Katolike edhe Orthodokse.
Lavdrue qoftë Jezu Krishti!
Lavdrue qoftë Zoti që është mbi të gjitha fetë njerëzore!
Është Java e Madhe që do të sjellë mbarësi, mirësi e shendet për të gjithë njerëzinë.
I nderojmë njësoj Jezus e Pejgamerë,
se kemi gjak njeri dhe besojmë të gjithë
e njësoj gjithmonë në mrekullitë e Tijë
me shpresë për jetë,
se jemi e kemi veç një Zot.
Urime zemre për të gjithë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.