24 prill 2016!
Në Artin e Lashtë Ushtarak Kinez, një nga Strategjitë ushtarake quhej “Vrasja e njeriut me thikën e marrë hua”, që do të thotë goditja dhe shfarosja e kundërshtarit duke shfrytëzuar forcat e palës së tretë. Monarku i shtetit Zheng, vendosi të shfaroste shtetin Kuai. Për këtë ai bëri një listë të gjeneralëve dhe ministrave më të aftë të shtetit Kuai dhe shpalli hapur se, pasi të rrëzonte Mbretin e Kuait, personave që ishin shpallur në listë do tu jepte poste dhe tituj të lartë. Informacioni “ra në vesh” të Monarkut të shtetit Kuai i cili u indinjua dhe urdhëroi që të gjithë personat e shpallur në atë listë të vriteshin publikisht si tradhëtarë. Pasi u shfarosën kuadrot e aftë, atëherë shteti Kuai u pushtua pa rezistencë. Pre e kësaj taktike ka rënë Shqipëria qysh nga shpallja e Pavarsisë e deri në ditën e sotme! Të gjitha qeveritë që kanë drejtuar deri më sot kanë zbatuar listat që u servireshin nga agjenturat e huaja. Edhe sot listat e të inkriminuareve i përpilojnë dhe i dërgojnë agjensitë e huaja dhe arrestimet bëhen për llogari të këtyre agjensive te huaja, të gjitha ndalimet bëhen me bujë dhe përfundojnë në një hiç . Shpjegoni!!!!

– Përse Europa na kërkoi regjistrimin e popullsisë sipas: Bindjeve politike, shtetesisë, fesë, kombësisë, etnisë?
– Përse Europa hesht kur Greqia rrëmben hapsirën detare?
Lexoni nëpër dyqane, të gjitha me emra të huaj, kishte lezet një mejhane me emrin Vlora, Buna, Dangëllia. Çdo të thotë Petro Nini, kur të vinte në Shqipëri,
“Gjakun dëm, kot mundimi, kot eshtë lodhur, solli shkronjat ngjyer me gjak, që të kishte vetëm dritë, nuk i solli të kish natë e të tundeshin rruspitë”!
– A nuk janë shprehje të ndërhyrjes në punët e brendshme?
Opozita në dritën e Diellit në TV, Parlament, në sheshe i drejtohet popullit rrëmbeni armët, si në kohën e “Revolucionit Kulturor kinez ku “Rinia-Gardistët e Kuq” që sulmuan komitetet e Partisë! Ky është Art, dhe ashtu si gjithçka artistike ofendohet nga kriminelët, por pikërisht e kundërta e tij deri tani në Shqipëri zotërohet mjaft mirë për të shkatërruar gjithçka që u ndërtua në realizmin socialist nga kërrma Sali me dobiçat e tij të pluralizmit dhjerokratik.
Klasa politike e dekadave të fundit do shijoj dita ditës të gjithë kapitujt e artit luftarak. Ngushëllim i tyre është fakti se nuk janë shumë kapituj, vetëm 12 apo 13, e ç’rëndësi ka numri, shyqyr për ta janë pak, por janë ole le byça aplikimi dhe përmbajtja e tyre. Koha ta shijojnë në palcë atë që i lëvruan këtij kombi, shteti, vendi, populli në vitet e pushtimit të tyre.
Sun Tzu – Arti i Luftës është një traktat i lashtë ushtarak kinez që daton nga periudha e pranverës dhe vjeshtës (771 deri ne 476 para erës sonë) që i atribohet strategut të lashtë kinez Sun Tzu. Teksti më strategjik në luftën e Azisë Lindore që ka ndikuar në drejtimin e shkollave ushtarake në mbarë botën.