Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin
e hoxhallarëve rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në
elaboratet e tyre në Naçertani dhe Megali Ide. Pas viteve 1835, kur Perandoria Osmane filloi
përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana tjetër Serbia, Greqia etj, në
pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në asimilimin dhe forcimin e ndjenjës islamike tek
Shqiptarët. Derisa Serbia dhe Greqia e viteve 1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla,
ato dërguan kontigjente agjentësh që bashkëvepronin e disa herë edhe në sytë e autoriteteve
osmane, për të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu territoret e tilla.
Kontigjentet e tilla i shërbenin Perandorisë Osmane si ndihmë. Mos të harrojmë që kontribut
shumë të madh për ushtritë Osmane kanë dhënë agjentët serb dhe minoritarët serb, shtuar kësaj
edhe të islamizuarit vendas, kujto betejat e Grykës së Kaçanikut, Silivovës etj.
Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte
hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla, deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman
në ushtrinë serbe nuk kishte. Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së
Preshevës deri në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira
ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman. Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në Luginë të
Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18 tetor 1912, një fes( kapelë e
ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare,
nëse donin të shpëtonin jetën si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të
njejtët i vritnin për turq. Derisa si për ironi, ishin disa hebrenjë p.sh: Leo Freundlich, që
dëshmoi këtë Golgotë të neve Shqiptarëve, që i dëshmoi botës perëndimore se ata nuk ishin
turq, por Serbia dhe aleatët e saj i paraqitnin para Perëndimit si turq, e në të vërtetë ishin
Shqiptar.
Pasiqë u dëbu Perandoria Osmane nga Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës
dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve, por nga ana tjetër në pamundësi që t’i shfarosnin
me spastrim etnik e gjenocid gjatë viteve 1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të
levërdishme që t’i përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.
Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore,1
ku në krye të saj
vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë të
cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame me
seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij
“Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”,2
pohonte që :” seperatistët shqipëtar përfituan
një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën
në duart e veta krejt organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata
1 Државен архив на Република Македонија, Фонд. Врховно Муфтијство-Белград.1919-1929 год. (më tej
ДАРМ.1.611.1.1/1-5).
2 Që e lexoi më 3 nëntor 1944 në Beograd.
2
organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë…”3 Me këtë rast kuptojmë që gabimisht
Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes
Serbisë, pasiqë forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.
Derisa Mbretëria e SKS-së, nuk lejoi asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe
të kishave katolike, madje gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që ishin në
frymën e Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve dhe kryengritësve
shqiptar( Kaçakëve).
Mbretëria e SKS-së, më 1925,4
hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e
hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i Irë,5
drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë
mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.6
Shembull: sipas statistikave turke të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë,
Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte asnjë turk, derisa në Shkup,
Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet derisa turqit nuk
figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për Shqipëtarët, ku kishte të
vendosur seli diplomatike të huaja.7 Pastaj erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona
përdhuni dhe me hoxhallarë të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i
Shqipëtarëve. Me rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli,
pasuar me shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807 shqipëtar8
kurse në muajt maj-korrik 1914,
u shpërngulën edhe 565.472 shqipëtarë,9 Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4
parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000
familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ), ligjet
agrare serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe
në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe popullatat
muslimane. Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte
ministër i jashtëm i Turqisë dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që në vitet 1953-1959 të
shpërnguleshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000
muslimanë/Shqipëtarë. Në këtë periudhë u krijuan hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që në
përbuzje i quanim “bedni oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të
3 Hamdija Sharkinoviç, Boshnjaci od Naçertanija do memoranduma, Podgoricë, 1997, faqe 243-259.
4 Në shtator 1925 Ministri për Fe i Mbretërisë së SKS-së, me dekretin e Mbretit Aleksandër të I datës 24 prill
1924( shih: Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и
Словенца, фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр. 373, 11. IV.1926 г.,
Скопље.)
5 Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и Словенца,
фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр.3846, 11 августа 1925 год. у
Београду, shkresë e Ministrit të Fesë së Mbretërisë së SKS, drejtuar Ministrit të Arsimit në Beograd, përmes së
cilës ky i fundit njoftohet se më 1 shtator të vitit 1925, në Shkup do të nisë punë Medreseja e Madhe Kral
Aleksandi i I-rë.
6 А.J. Фонд 66, /Министарство за просвете Кралевине СХС (Југославије)/, Арх. јед. 1429 (Велика
Медреса „Крал Александар I„ ви – Скопље) 1925/26; 1930/34.
7 Hamit Kokolari, Kosova – Djepi i Shqiptarizmit, botuar në vitin 1962 nga Lidhja Kosovare në Mërgim, faqe 120.
8
sipas dokumentit nr. 1246 të datës 12 prill 1914, të Arkivit të Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në
Beograd, në Fondin Politiçko Odelenje.
9 Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980, faqe 617-618.
3
Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në
Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë 203.938
turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin 197.389, kurse në vitin 1953 ranë në
162.254 shqipëtar. Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë
në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq. Shpërngulja e Shqipëtarëve nga
viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Sanxhaku,
ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë. Pas vitit 1966( por
edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore, për të
gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra kryefamiljarë e më pas që tërhoqën
familjet e tyre, migruan për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë,
Norvegji etj.
Prandaj pasi së pari ishte synim i Serbisë, lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik,
u angazhu në shfarosjen e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj edhe e njejta
praktikë u apliku edhe në Kosovë. Prandaj Medreseja Alaudin dhe të tjera, janë në vazhdën e
njejtë.
Prej gjithë këtyre, mund të shohim që në territorin e Republikës së Kosovës, numri i
xhamive që ishin në fund të pushtimit të Perandorisë Osmane ishte që numërohen në gishtat e
dorës. Por gjatë sundimit serb, bëri që ky numër të shumëfishohet, por kjo nuk ndodhi edhe me
shkollat në gjuhën shqipe. Veprimtaria e hoxhallarëve dhe xhamive nuk u pengu në asnjë rast
gjatë periudhës së sundimit serb. Natyrisht Serbia në raste luftërash, e ka dëshmuar historikisht
që i ka shkatërru dhe spastru edhe popullatat muslimane. Rastet e tilla i kemi p.sh: në Beograd
më 1576 kishte 273 xhami, kurse në atë kohë në Prishtinë nuk ishte asnjë( pavarësisht që disa
burime islame tentojnë ta përmendin një xhami të hapur nga Sulltan Bajaziti, por kjo në të
vërtetë ishte xhami rreth së cilës ishte e vendosur ushtria osmane) dhe si e tillë shërbente vetëm
për nevojat e saj. Prandaj edhe në Luftën e Kosovës, Serbia shkatërroi mbi 250.000 shtëpi të
shqiptarëve, derisa sipas burimeve të ndryshme jepen shifra prej 130 deri 218 xhamive të
shkatërruara.
Prandaj qëllimi është shumë lehtë i kuptueshëm, që Serbia përmes islamizimit dhe
vehabizimit të Kosovës, tenton që të:
1. Paaftësoj funksionimin e shtetit të Kosovës;
2. Të shkëpusë aleancat Shqiptaro-Perëndimore, përmes popullatës tonë të islamizuar
e radikalizuar që do kërkojnë përfaqësues politik të tyre( të Kosovës) që do jenë
pro-lindor e anti-perëndimor;
3. E në çastin më të volitshëm, sërish ushtarakisht ta ripushtojë, siç kishte bërë më
1878-1912.
Prandaj duhet të kem marrë mësim, se asgjë as feja, as parajsa e individëve nuk janë
më të rëndësishme sesa Interesi yn Kombëtar.
Më:04.06.2025