24.5 C
Tiranë
E hënë, 2 Qershor 2025

Nga:Liljana Sana

..Do te vij nje dit ,aty ku buzeqeshja me mbeti
Nder bregore ku manushaqet e vjollcat kundermojn aromen qe mallin e femijeris me cojn …
Ku flladi i but freskon syrin e largon trembjen nga vetmia
Do te vij nje dit te arratisem nga ky lot i kurbetit qe me esht ber si nje gur ne gjoks …
Nje dit do te vij atje ku xixellonjat qendrojn ne pellemb te dores dhe te bejn te harrosh erresiren
Do te vij nje dit aty ku syri e shpirti shohin parajsen .
…eci duke len pas
ditet ,muajt ,vitet
Te kycura ne celes pa kopje
Nisem duke mos dashur te kthehem kurre me aty ku isha
Nje shi i kripur i permbyti kujtimet e mia
Ika teksa shiu vazhdonte te binte …
duke mbajtur si ombrell endrrat e grisura
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Si ta them me fjal magjin e drites tende …shtepia ime e bardh e femijeris
Ti kishe qetsin ku shpirti muzg nuk njihte
Aroma e tokes vetqendisur me lule ..nuk kish prarim me te kulluar
Zeri i nenes ,perkedhelja e babait …bekim i pakrahasuar
Vendi i fshehur ne trungun e ullirit ,ku gjeja mendimet e mija ..
Si ta pershkruaj me fjal mallin ,sa pasuri e madhe dashuria
Brenda meje mbete ,te kam marr me vete ..krejt ne syt e mi je shkruar
…e un me drenushen qe mysafire vinte cdo mengjes …vrapoj fushave te permallshme te kujtimeve te mia …
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.