28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Nga:Mimoza Bici

Të shoh
si po më sheh
Sigurisht nuk mundesh të kesh në krahë një grua si unë.
Dëshira dhe urrejtja të ndezin pasionin e cinizmit.
Kam vdekur disa herë errësirës lakmitare
Jam zgjuar krahë dashuri të etura jo vetëm për seks,
Si erdhën tek unë!
Kaq frikshëm është të zgjohem botës time e të humbasim të dy heshtur.
Filloj bëj dashuri
shtratit shpirtit tim
marrosur trupit hije ku nuk mundem ta prek…është Ai.
E kur prekem, je ti.
Kështu digjen dashuritë në ferr.
Më kanë marrë gjithshka duhet kësaj jete
Ti e askush nuk mund të shohin zjarrin e dritës së padjegur ku përhumbem e ndizem furtunë duke u shuar oazit të tij
Në të vetmen hapësirë
mrekulli timen
ku marr fuqitë të lëshohem si ulkonjë duke u përtypur cinizmit tënd të etur për një natë seks, dy apo tre ..jo më shumë,
Trupi im nuk të përgjigjet me kaq zjarr dhe të duash nuk ke fuqinë mistike ta ndjesh dashurinë e saj.
Ajo vjen tek ti, ndryshe nga Ai ngase ti je trupi mishtë të shkrijë nxehtësinë vullkanike
si drita e diellt në dukje.
Ajo luan kaq bukur pasionet ledhatare
për një natë, dy.. jo më shumë se tre.
Kaq zgjat,
do kohë të shpërthej tjetër vullkan.
Është vështirë të duash një grua si unë.
Ti po më sheh…por asgjë nuk sheh.
( mimiVbici@ poezi.” Ajo luan kaq bukur “, Tiranë, maj 2025)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.