Në rubrikën “PËRJETIME POETIKE” që tashmë ka hapur shtëpia botuese “ADA”, do të sjellim herë pas here poezi autorësh të ndryshëm.
Këtë herë vjen me poezinë e saj të ndjeshme, një mike e shtëpisë botuese “ADA”
ÇASTE DEHSE
Frymëzimin ma dha gjelbërimi,
Spërkatur me vesë mëngjesi,
Rrezet e arta mbi trëdafilin,
Buzëqeshnin në këtë freski.
E bënë duart udhëngjitjen ,
Me vështrime, filluam përkëdhelje,
Gjunjtë përkulen, numëroj kërcitjet,
Shkëmbinjëve, vazhdojmë me ecje.
Rrugë e ngushtë s’shkonim tok,
Mes lartësisë, kumbonte zëri,
Shoqëri na bënin, zogj plot,
Kapërcenim me hop, gjithë dashuri.
Flladi freskonte trupat tanë,
As lodhja s’na mundi dot,
Pimë frape na vajti në xhan,
Atje lart tek kryqi, destinacion.
Shijuam lartësinë me gjith natyrën,
Shihen shtëpitë, si koshere blete,
Bagëtia dhe blegerimat e tyre,
Tufat me këmborë përshëndetëse.
Panorama nga lart,dukej perfekte,
Kënaqësia bashkohej në zbritje,
Me ritshmëri, tik-taket e zemrës,
Të jepnin këto çaste dehese!
U THYE
U thye kjo buqetë dashurie,
Peshën e dhimbjes se mbajti,
Lënduar nga gjembat e trëndafilit,
Sa theu vazon nga inati!
Filiza u thanë, prej pritjes,
Trishtimi s’mundi ti vadisë,
Mallkuar dita e errësirës,
Që shuajti qiririn e dashurisë!
Me lutje, mes dhimbjesh,
Stazhionuar si kurrë më parë,
Vdekjen takova, dhe s’bindej,
Peng donte t’mbante ajo e marrë!
MELODIA
Qetësisht po flinte melodia,
Përkund notat në të vetin djep,
Ditët me diell, mbyt mërzia,
Ulje-ngritjet e jetës përzgjedh.
Shtrydhur paksa edhe trurin,
S’bashkëpunojnë n’asnjë fjalë,
Don të bëjë të flasë, drurin,
Që përplaset krejt si një valë.
Thinjave qëndroj aty serbes,
Duke dërguar fjalët-kristal,
Që përfundojnë padashje n’rreth,
Mbajtur ndërgjegjes me radhë.
Lëndojnë si pa vetëdije,
Plagët, bashkëngjitin rënkimin,
Stonojnë nota melankolije,
Vendosin n’pentagram, dështimin.
Krahëve hedh muzikën magjia,
I degdis lëndinës të tharë,
Mantelin grisi nga kotësira,
E vendosi xhepit të çarë!
ARATISJE
U aratisa kapluar nëpër mjegull,
Strehë gjeta brënda tëndit kraharor,
Numëroja tik-taket e zemrës me rregull,
Se humbën asnjëherë ritmin kohor.
Qëndrova fshehur aty, tepër gjatë,
Qetësisht me melodin e shpirtit tënd,
Shijoja çdo minut edhe çast,
Mbuluar me dashuri në çdo kënd.
S’kuptova, pse u zgjua rebelimi?!
Kur ëmbëlsisht më lejoj paqeja vetë,
Mendoja, këtu s’ka vend trishtimi,
Vend i mbrojtur, s’lejon kometë!
Zbuluan vëndstrehimin, humbi ky rast,
Me thumbuan çuditërisht bletë,
S’më lanë të dremisja në atë shtrat,
Më dënuan maksimalisht për jetë!
PAK HAPËSIRË
Shpirtit tim, përplaset mërzia,
Shumica fjalësh, vret largësinë,
Mbytur prej mallit, dashuria,
Galaktikës t’shpirtit s’ka hapësirë.
Petale trendafili, nisur palë,
Kuqeluar vjen drejt teje mirësia,
Krahëhapur mbrijn të tuat fjalë,
Muzikë bëhen, për ndjenjat e mija!
STUHITË E SHPIRTIT
Eh,vazhdojnë stuhitë e shpirtit,
Bashkuar ditëve të vështira,
Koha kalon, pa kuptimin,
Zhgënjim, merr nga zemërgjerësia.
Papritur shkoi kjo pranverë,
Vetë mori shpirtin e verës,
Vendin ia la vjeshtës me shira,
Solli dimrin, ngricat e vështira.
Shkoi ngrohtësia e dorës,
Ngriu tek kafe Tajvani,
Ngelën dhe akrepat e orës,
Se mosbesimi bëri namin!
Marrë nga libri ”Copëza të pagjumta” të Mirela Ropi
Botimi i shtëpisë botuese ADA