15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Nga:Piro Millona Minella

…CIKLI: KUJTIMET NGA ELBASANI…!!!
… “ Mirëse erdhe Shefi im i Financës…”
….. Në fund të muajit maj të vitit 1993 në rrugë takoj një mikun tim të mire Inxhinjer Luan Kroi.
Kishim punuar dikur të dy në Uzinën e Petëzimeve Kombinati Metalurgjik Elbasan. Pasi uruam njëri tjetrin dhe shkëmbyem përshëndetjet e rastit më ftoi për një kafe dhe u ulëm. Në bisedë e sipër më bën një propozim interesant.
Më thotë se e ka mik Kryetarin e Bashkise Elbasan Z.Emin Haxhiademin, sigurisht që edhe unë e njihja nga larg kisha dëgjuar për të.
-Ai kërkon një financier të mire dhe mua- më thotë Luani më shkoi mëndja tek ty se të njoh si njeri, por në rradhë të pare edhe si financier.
Për mua eja sot në takim pas orës pesë mbasdite në Turizmin e Ri aty e takojmë bashkë Eminin pastaj vendos vetë…
Në orën pesë mbasdite takova para Turizmit Luanin dhe të dy hymë brënda.
Në një tavoline ishin mbledhur Kryetari i Bashkisë, N/Kryetar i Bashkisë, Sekretari i Bashkisë dhe dikush tjetër.
U prezantova,u dhashë dorën mora një karrige dhe u ula.
Menjëherë Z.Emin Haxhiademi më drejtohet:
-Mirëse erdhe shefi im i ri i financës. Nesër në orën 10 paradite të pres në zyrë të bëj prezantimin me stafin tim.
E pashë me kureshtje, por nuk bëra zë, pasi pimë kafe të gjithë, biseda ishte e përgjithshme u ngritëm unë me Luanin dhe dolëm.
Inxhinjer Luani më uroi dhe më tha:
-Siç duket të pëlqeu Kryetari.
Rreth orës dhjetë shkova në Bashki hyra në paradhomën ku rrinte juristi.
I thashë kush isha dhe më kishte lënë takim Kryetari.
Hyri juristi dhe pas një minute doli dhe më tha:
-Hyr se të pret Kryetari.
Hyra i thashë:
-Mirëmëngjes.
Ma kthehu përshëndetjen dhe më tha:
-Prit një moment.
Dikush lajmëroi stafin e Seksionit të Financës dhe u bë prezantimi im në zyrën e Kryetarit Z. Emin Haxhiademi.
….Kjo ishte dita ime e parë në detyrën e Shefit të Seksionit të Financës Bashki Elbasan. E martë 01 Qershor 1993….
Tiranë, më 13 maj 2025.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.