15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Nga:Prenda Sejdia

SIBILË VERIU

Doli nga shtypi libri im poetik i 31 – të në radhë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Faleminderit reaktorit, recensenteve dhe lektores për profesionalizmin.
-//- Almaida Myrtaj Sejdia
Faleminderit Shtëpia Botuese SevenDays Libraria Prizren për cilësinë e botomit.
H Y R J E
Malet psherëtijnë, nën mjegull liqeni
u thinj
Bora ra përqark, Sergji e Bugjoni
u zbardhën
Mjelmat morën udhë
Ndër brigjet atje poshtë
Liqenin e kaltër të komanit
Desha të eci mbi borë
Por dëbora
Shkriu bashkë me kohën
Bari u rrit ndër mexha e livadhe
Gjatë kërkova për një gjethe ahu
Eh një krah mjelme.
Ehh këtu, majat më të larta së pari e shohin rrezen e parë të diellit, ato mbajnë freskinë por dhe lashtësinë e mbajnë mbi supet madhështore prej shekujve dhe krenare qëndrojnë mes kreshtave të larta.
T’i kujtosh dhe, shpirtërat çelin siparin e tyre ashtu siç çelin ahet mes dimri sythet e tyre shpresë’dhënëse atje mes bjeshkëve të Bugjonit që foli fis’shëm shekujve dhe vazhdon me itinerarin bujarë e të lavdishëm plot hirë e madhështi.
Më magjepsin mendimet se dashuria e tim eti u kthye mishërim shpirti për trevën e fisme zë – madhe atje ku majat puçen me qiellin e retë bardhoshe dhe orë e zana vazhdojnë bashkëjetesën mes dritë’ylbereve të Tresheve të larta atje në majë bjeshke ku me syrin vigjilent vëzhgon Treshen e Rajës a Qllumin e Mërturit, Kaki e Nikajve a Kërrabi historik e të gjitha këto na bëjnë aq krenarë tek sodisim këto bukuri të rralla natyrore të cilat vëzhgojnë ujin e kthjellët të liqenit që ndrit zemrat.
Vjen tashmë ky vëllim poetik i 31- ti në radhë, vjen me rastin e ditëlindjes sime e në fakt një fije e hollë frymëzimi por që ma pasurojë shpirtin më “detyroi” t’ia dedikoja përmes vetes edhe bjeshkëve të mia, pikërisht atje ku prehet im’atë.
Po, sepse gjithmonë ndjehet një lloj borxhi dhe njeriu e mendon se borxhi me punë edhe mund të ri’kuperohen mungesat, ndjenjat a dëshirat ri’përtërihen në virtyte.
Është mendimi që na shpie me zërin e brezave të shkuar dhe gërmojmë hiret e jetës sepse na duhen për gjeneratat që vijnë se amanet na lanë të parët tanë si parzmat e shpirtit gdhendur në tehe mendimesh. Hyjnitë i udhëzuan deri dje.
Po sot, sa e sa erëra fryjnë, apo flladet shërbejnë pikërisht për t‘u kthjellë mendimesh.
Në vëllimin poetik ‘’SIBILË VERIU” gjeni poezi të dala nga honet e shpirtit dhe fjalët e mbledhura me kujdes ashtu siç Sibila e shumë shekujve më herët (shprehëse e vullnetit të Zotit) sillnin lajmet e fjalëve të Zotit mbi Treva tona, pra për ditë më të bukura që urojmë ditë – natët shoqëruese për njerëzinë si mision Etnosi e porosi ndër breza për gjeneratat që pasojnë.
Përshëndes gjithë ato komunitete që prevalojnë njerëzi traditë e kulturë.
Me shumë dashuri për ç’kam përcjellë në këtë hyrje dhe vëllim….
A U T O R J A
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.