15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Nga:Sahit Shala

ERDHA
Erdha në ëndërr të të takoj
Por ti në gjumë të thellë më ishe
Atë shpirt të qetë s’bën ta trazoj
Me butësinë, në fytyrë që kishe
Rrugës nga vija, mblodha ca lule
T’i jap ty, me t ‘madhen shpresë
Se ti, veç ti, zemrën ma shkule
Lërmë me ëndrrën, më mirë të pres
Ditë pranvere ish, n’ mes t’prillit
Kur unë po vija, tërë buzë gaz
Zogjtë këndonin gjer n ‘kupë t’qiellit
Ti vrapoje, unë t’ ndiqja pas
Se po të të shoh, kur ikën ëndrra
Do të hidhem në përqafim
Çaste të tilla shërojnë plot zemra
Ti je magjia e shpirtit tim
Ti po flije, butë si drenushë
Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj
M’iku mendja të t ‘puq në gushë
Kush mund t’m’thotë se paskam faji?!
♡Mbrëmje te bukur miq te dashur!
SA DO DOJA..
Eh, sa do të doja,që kjo njerëzia të ishte e dëlirë,e pamëkatë
e buzëgaztë, të na vijë pleqëria
Mbase e lumtur e me shumë fate!
( Ditë të mbarē miq!)
S.Sh.
PESHA E LOTIT
Loti i nënës, vështirë të matet
Masë për matje fare s’ ka
Mjerë për bijën, birin e lokes
Në e bën t’shkretën, me lot për t’ qa’
Loti i lokes, as për vetë trimin
S’do të duhej n’tokë për t’ ra
Pranë flamurit, kur jep betimin
Veç krenari, e tjetër s’ka
Loti i fëmijës i rëndë sa plumbi
Pse ta bëjë atë për të qa’
Për ty mëshirë s’do ketë gjëkundi
këtë shpirt t’njomë me fjalë me vra’
Loti i burrit s’ka vend mbi tokë
N’ vend të tij, ai këngën ka
N’ditë t’kushtrimit, përballë flamurit
Ndonjë lot gëzimi mundet me i ra
Loti i skamnorit, e çjerr dhe tokën
Se e ka peshën, sa s’ka ma
Bëhu burrë e shtrija dorën
Pse po ia le lotin me i ra
Eh, loti i kombit është më i rëndi
As natyra nuk e fal dot
Ke dhënë besën, një fjalë prej burrit
Mjerë kush don ta thyejë sot
Në je shqiptar ai bir i besës
Që e kem pasur, den baba den
Jepi shpresë nipit e mbesës
Se n’këtë dhé s’të mbetet vend
♡ VËLLEZËR DHE MOTRA, GËZUAR PASHKËT,FAT DHE MBARËSI NË FAMILIEN TUAJ!
♡ DITË DHE JAVË TE MBARË MIQ TË DASHUR!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.