17.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Qershor 2025

Nga:Shefik Arifi

DHE FJALA TU BË SHTEG DRITE
Poezi dedikuar Saçip Zumberit
Armiqve për mëshirë kurrë s’iu lute
Frika e vdekjes brenda teje s’hyri
Që kur kësaj rruge i’u fute
Çdo betim të mbeti tek syri
Armiku duke luftuar si i tërbuar
Të shuante rezistencën në mëndje kish
Por për ty pranvera studentore sapo kish filluar
Pranvera që çeli e do çelej sërish
Në errësirën e thellë t’i shihje dritë
Dhe nëpër hapësira drite t’i notoje
Mbi muret e lagësht shpresa kurrë s’tu vyshk
Se ti agimet e reja me to i zgjoje
Saçip Zumberi ty dhe fjala t‘u bë shteg drite
Ndërsa prisje padurim ditën e lirisë
Të hiqie prangat, zinxhirët ndër vite
Dhe të mbeteshe në faqet e historisë.
FJALËN E FUNDIT
Fjalën e fundit nuk ua thashë asnjëherë
Të gjithë atyre që kanë ikur nga kjo jetë
Se njeriu për njëri – tjetrin s’është erë
Që të ndahen siç ndahen retë
Ç’kuptim do kishte një lamtumirë
Ç’kuptim diçka tjetër do kish
T’i kujtoj ata në një bisedë të lirë
Dhe me një ëndërr gjumin për ta, ta prish
Fjalën e fundit nuk ua thashë asnjëherë
Të gjithë atyre që më kanë ikur më shpejtë
Se njeriu për njeriun është i dashur përherë
Siç është një jetë.
SHQIP
I’a ndaluan të fliste në gjuhën e nënës
Serbisht do flasësh i thoshte polici i tërbuar
Si goditje me thikë i theri në zemër
Të flasësh gjuhën e nënës qenka e ndaluar!
Nga qelia e burgut të Nishit
U dëgjua zëri i Ramiz Arifit si rrufe
Gjuhën e nënës, gjuhën e gjyshit
S’m’a presin dot mbi këtë dhe.
Para burgut do qendroj si meteorë
Për këtë, për këtë, në çdo kohë
Nga shqipja, nga shqipja s’heq dorë
Dhe para varrit veten t’a shoh.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.