Me ndodh çdo dite te jem e deshperuar
por; ne datën njëzet e kater,
bie shume shi, furtun e rebesh,
kurmin tim e mbytin dallge deti e oqeanesh.
Dhimbja ka hedhur rrënje te thella,
me kane humbur fjalët e bukura…
me dalin te mbytura ne lote.
Ndaj te vodha vargjet Dritero…ma bej hallall sot,
si engjell te ftoj te vish pran meje,
me goden ne duar…te qajme tok.
Kam nente muaj pa birin,
malli me dritheron cdo qeliz te trupit
gjithmone e me shume, ne cdo dite qe shkone.
Nata me mban zgjuar,
me njemij pyetjet e mija, pa përgjigje…
Ku je i bukuri i nenes,
c’bene atje ne ate bote te erret ?
Mengjezi me gjene te dehur ne lote…
ne dorën qe dridhet si gjethe vjeshte
lekundet nje gode me helem,
me detyruan ta pi me funde.
Shpesh flas me heshtjen
e shpirtit i kam hapur lufte…
ne djalle te vene te gjitha,
nje dite te bardhe se pash askund.
Kjo bote eshte genjeshter, e shpifur, e pabese,
sa pak te mira ka vertet,
Gjithmone e me shume dhimbje e acar te shpirtit.
Por edhe keshtu mbeshtjell me fatin e keq
daten e ikjes tende e kthej ne vargje.
Nente muaj qe nga ikja jote
sa ftohte ben ne kete bote te erret…
zemra me ka ngrire, qe ate dite o bir.
Nata me gjen te pagjume,
duke shetitur neper kujtimet e tua,
ti me sheh i qeshur i bukur,pa me thene asnje fjale
heshtje e temershme e frikeshme,
e shpirti me coptohet ne mijra therime.
Pa ty as dielli nuk me ngroh
as agimet nuk i dua, pa zerin tende te bukur,
inat kam mar gjithcka qe me ndau nga ty.
Dritero, poeti im i adhuruar,me dore ne zemer te lutem,
mi shkruaj ca vargje per mua korben…
per nenat si une qe dehen me lote
e nuk heshtin as perpara gotes,
po ulerijne me forte!?
Dhimbja eshte raki ballkazani,
te deh edhe pa pire.
Qe diten qe ike o drite,
jam kufom qe hecen mbi toke…
me duart qe dridhen shtrengoj goten
e pi me funde, per TY’ qe me thave shpirtin,
E deshperuar vajtoj,
sa shume te liga ka kjo bote!
Mos më gjykoni e syt i hiqni tutje,
me kaq përbuzje mos më shihni,
kur dorën e shtri për lëmosh?!
Nën zhele jam pasanik;
jo për ty,as për atë ,as për ata,
për pasurinë që kamë në shpirt!
Të veshur me kostum e kravat,
njerëz të “vegjël” të krimbur në para
më jepni një lekë, Zoti ju faltë!
Mos më shihni me përcmim
kur dorën e shtrijë;
nuk e zgjodha unë fatin,
më zgjodhi ai’!
Ato lekë që mi dhuroni,
nuk ndërtoj pallate e gradaçela,
i dua për fëmijët e mi,
i dua për bukë, e faqen e nxi!
Fukarallëku më ndryshoi,
më zhburëroi,me zhele mbuluar.
Nuk kam kostum, as kollare,
edhe pse brënda meje,flë një zotni.
Më jepni në mundni një punë,
të ndihem njeri…
e’ nuk do me shihni me lypës;
por Zotni!!
***
Shqiponja Panajoti