Pērshëndetje të nderuar miqtë e mi duke ju uruar një ditë të mbarë , me urimin e zemrës falenderoj “Associazione Culturore Poiesis” Taranto, e presidente
Giovanni Monopoli , per mundësimin e dy poezive të mia në hapësirën e librit të radhës, kushtuar nënës .

I nderuar presidente Giovanni Monopoli, sapo mora postën tuaj, e dy librat “Mamma, Amore eterno”! Si gjithmonë e mjaft korrektësi e preçisitet, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në vlerat interculturale në drejtim të vargut e poezisë .

Urime dhe suksese! Faleminderit, mirënjohje!
Në qiellin e kaltër valvitu krenar!
Arterien e ditës zbardhi mëngjesi,
flamurët kuq e zi si diejt valviten lart,
zemrat e popullit paqëdashës ndezi,
mbuluar me rreze të ngrohta, të zjarrtë.
Për të ardhmen, që kurrë të mos vdesë
me një vizion gjithmonë e kanë dashtë,
tmerrohet dredhia e ligë dhe e pabesë,
nga vota e ligjshme që godet vrazhdë.
Pa inate e mllefe, me shumë dëshirë
shkojnë me bindje në unitet të plotë,
hodhën votën për fëmijët, ku bëhet mirë
për familjen, atdheun që e duam të fortë.
Të qetë, pa zhurmë, shprehin vullnetin
sypatrembur, me guxim brenda kutisë
për ideal, jo vetëm votën, edhe vdesin
për të mirën e gjithë kombit, Shqipërisë!
Parti qeverisëse, fjala jote e flaktë
zëri yt bën të kumbojë i gjithë vendi,
djemtë të diplomuar në politikë, të saktë
vajzat guximtare që pabesia s’i trembi!
Kjo pranverë me gaz po përshëndet,
një popull të palodhur ngadhnjimtar,
jemi në maj, nuk jemi në vjeshtë
kjo votë është detyrim, na bënë krenar.
Shqipëri, gjithmonë qëndro e papërkulur
rend me shoqet moj maratonomake,
këta bij e bija djepi jot i ka përkundur,
mbajnë lart flamurin kuq e zi, larë me gjak.
Sot, të gjithë bashkë, të ngremë dollitë
o popull zemërbardhë, mbushur dashuri
të themi “Mirë se erdhe moj e mbara ditë!”
në qiellin e kaltër, valvitu krenar flamur kuq e zi!
Trandafile Molla (Baja)
Durrës