26.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Nga:Valbona Ahmeti

ËNDRRËN N’A E DOGJËT
A nuk ishte ky mendimi ynë i lirë
Zgjodhëm një të paraprij
Tani e kuptuam qartë
Fjalën e kanë matrapazët pa edukatë
Ku mbeti gjithë ai premtim
S’jeni shtatë thuprat me një qëllim
Fotelet duket se do të pëlcasin
Bedena të fryer tani flasin
Pas pritjes së gjatë, gjë nuk mbeti
Flet një ofshamë si zemrim deti
Në mjegull marrim udhët me vrull
Në kërkim të dritës, pa busull
Dëshmorët nën varre rënkojnë
Nga kurora lulesh rënduar
Zëri i tyre i zemruar dëgjohet
Ne jemi vetë lule! A kuptuat?
Tokën arbërore e kishit
Amanet t’a lulëzoni
Tani na lini të qetë
Se ëndrrën na e dogjët!
19.05.2025
NJË DITË E PËRMBUSHUR!
Shkolla Dardania sot e mbylli vitin shkollor 2024-2025 me sukses, ku në këtë rast nxësnësit morën nga një çertifikatë suksesi!
Të jesh para gjeneratave më të reja që rritën në dissporë është një kënaqësi dhe emocion i veçantë!
Drejtojnë shikimin drejt meje duke pritur çdo ditë se çfarë do të mësojnë. Unë si mësuese ndjej si obligim dhe përgjegjësi të jam para tyre!
E falenderoj ndihmësen time vullnetare mësuesen Gladiola Shehun që më doli krahë para nxënësve që ishin një numër i shumtë dhe me mosha të ndryshme!
Faleminderit Shoqata Shqiptare Kosova Montréal me kryetare Ilirjana Latifi dhe Azem Bega për mbështetjen e palodhshme gjatë gjithë kohës, Zoriun Blerim Matoshin dhe Ruzhdi Ahmeti!
Nuk munguan buqetat me lule, dhuratat por mbi të gjitha falenderimi dhe përqafimi i tyre ishte dhurata më e bukur për mua!
Pastaj zotriu Azem Begaj i bëri të kënaqur fëmijet me ushqime, pije të ndryshe dhe ëmbëlsirat nuk munguan nga zonja Blerta!
17.05.2025 Montreal
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.