
~Ti e dije mirë,ose e mësove tani!
~Se në jetën tënde dikur hyri një femër!
~Një vajzë e brishtë me sytë e zinj,
Ku për ty dashurisë i thirri në emër!!
~Ajo flinte e zgjohej veç me një dëshirë!
~Ajo të mendonte çdo natë duke qarë,
~Ajo lutej shumë që ti të ishe mirë,
Edhe pse kish shumë kohë ty nuk të kish parë!!
~Se mësove kurrë që ajo nga zemra nuk të ndau!
~Edhe pse besonte se do vinte një ditë!
~Se mësove kurrë sa rrugë me lot i lau,
Por se dashuria kurrë nuk ju venit!!
~Ti ishe gjithmonë mes ëndrrave të saj!
~Kur ajo të prekte,të puthte si e marrë!
~Mes njerëzve e humbur,e vetme pa faj!
~Dialog me fotot që të shuante mall!!
~Të adhuronte, të mendonte, të fliste pa pushim!
~E humbur, e trishtuar të shihte me kureshtje,
ti ishe për të një shpirt, një ngushëllim,
Por gjithmonë e vrisje pa fjalë, ashtu në heshtje!!
~ Edhe pse është vonë,ajo gjithmonë do të pres,
ti do ta kërkosh pranë për ta pasur,
vetë do e kuptosh,kjo dashuri nuk vdes,
~Sepse do ta duash më shumë nga ç’të ka dashur!!!
~Si pasqyrë e pastër, ku koha shëmbëllen,
të tregojnë çdo gjë, ato s’mund të gënjejnë.
~Shkëlqimi i tyre, dritë vetëtime,
si ujra të kthjellëta, të vrasin me vështrime.
~Rrugën të tregojnë të hysh në boten time,
janë çelësi i parajsës
në shpirt e në mendime.!!