-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Nga Kozeta Zavalani

Ngjarja-100 mijë Poetët për Ndryshimin

Çdo person në Facebook ose jashtë tij

A doni që të bashkoheni me të tjerë poetë, muzikantë, artistë, valltarë, fotografë, etj, që i bashkangjiten për të 11-tin vit rresht eventit të filluar në vitin 2011 në California të SHBA-ve iniciuar nga Michael Rothenberg e Terri Craion dhe të shtrirë në gjithë planetin në një demonstrim / festimin e poezisë për të promovuar ndryshimin social, mjedisor, dhe politik.
Këtë Vit si çdo herë në të shtunën e fundit të shtatorit, data 25 është eventi global “100 mijë Poetë për Ndryshimin 2021! http: /www.100TPC.org
Ju mund të pyesni: “Për çfarë lloj ndryshimi po flasim?”
Hapi i parë i ndryshimit është tek vetvetja për të gjithë ju poetë, shkrimtarë e artistë, që e doni ndryshimin dhe keni marrë mision për të krijuar e për të kryer një ndryshim njëkohësisht me komunitetet e tjera në mbarë botën. Kjo do të ndryshojë mënyrën se si ne e shohim komunitetin tonë lokal dhe komunitetin global. Ne të gjithë jemi të tjetërsuar në vitet e fundit. Në këtë kohë me coronavirus ne mezi bashkohemi me fqinjët tanë nëpër rrugë e jo më të krijojmë aleatët tanë krijues, që jetojnë dhe ndajnë shqetësime në vende të tjera. Por ne kemi nevojë të ndjehemi aktive në këtë lloj solidariteti global. Unë mendoj se ky do të jetë fuqizimi ynë për të ardhmen.
Dhe sigurisht nuk është / ndryshimi shoqëror e politik për të cilin shumë prej nesh janë duke folur këto ditë. Ka mjaft probleme në botë, nga te medhatë e të voglat, si mungesa e kujdesit të përballueshëm shëndetësor, papunesia, racizmi, e lista vazhdon…
Duket se transformimi drejt një bote më të qëndrueshme e të sigurt është një shqetësim i madh dhe mund të jetë një ndër parimet globale udhëheqëse për këtë ngjarje. Paqja gjithashtu duket të jetë një kauzë e përbashkët. Të përpiqemi të mos jemi dogmatik, por secili të vendosë për zonën specifike të fokusit për ndryshim, për ngjarjen e veçantë “100 Thousand Poets for Change”.
Secila organizatë përcakton se çfarë dhe ku dëshiron të përqëndrohet në vendosjen e paqes, qëndrueshmërisë, drejtësisë e barazisë, ose shkaqe më specifike, si kujdesi shëndetësor, apo lirinë e fjalës, apo shqetësimet mjedisore e sociale vendore që kanë nevojë për vëmendje në zonën tuaj të veçantë, etj. Jeni të lirë në zgjedhjen e poezisë suaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.