Një takim miqësor me Rektorin e Kolegjit UBT, Prof.Dr.Edmond Hajrizi
Ishte nderë e kënaqësi takimi me Rektorin e Kolegjit –UBT Prof.Dr.Edmond Hajriz, me që pata rastin të njoftohem më për së afërmi me aktivitetet dhe punën e këtij Institucioni të lartë Universitar. Përkundër situatës së krijuar nga covidi 19, sipas Rektorit Hajrizi, institucionit tonë nuk i mungojnë rezultatet dhe arritjet e larta shkencore duke u rangaur edhe kësaj radhe në top listën e Universiteteve më të mira në vend e rajon. Shpresojmë që gjendja e krijuar nga pandemia të tejkalohet sa më parë dhe Institucionit tonë t´i rikthehet normalitetit dhe të fillojmë nga e mbara.
Gjatë këtij takimi pata kënaqësinë që Kolegjit UBT, ti dhuroja librat e mija, të cilat do të përfshihen në bibliotekën e Kolegji Universitar UBT.
Gjithashtu, Rektorit Hajrizi i dhurova Leksikonin enciklopedik të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve në SHBA, pasi që edhe Rektori Hajrizi është i përfshirë në ketë enciklopedi.
Me respekt
Prof.Asoc..Dr.Nijazi Halili
Prishtinë, me 19.08.2020