19.8 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Nijazi Halili Anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA!

Vjosa Osmani, zyrtarisht figura më e fuqishme politike në vend!Vjosa Osmani: "La Suisse a été là pour le Kosovo dans les moments  difficiles" - rts.ch - Monde
Z.Kurti dhe Vjosa Osmani, pas takimit, me z. Hoxhaj, i kishin kërkuar, pjesëmarrjen në seancë gjatë konstituimit të Kuvendit, qeverisë dhe presidentit, por sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodh nëse nuk ka qartësi të plotë mbi temat që i kanë paraqitur z.Hoxha.
Nëse parashtrohet pyetje pse z.Hoxha, pas takimit e quan zonjën Osmane, përçarëse, mendoj si përgjigje do te ishte mos përfillja e kërkesave te zonjës Osmani te cilat i kishte parashtruar z. Enver Hoxha, te cilit po i mbete merak ndoshta qe nuk po ka mundësi qe te jete pjese e qeverise edhe kësaj radhe.
Nuk di edhe sa kohe i duhen krerëve tanë politike te mbledhin mend e te mendojnë mire, për fatin e këtij populli i cili qe dy dekada është duke përjetuar krize e vetëm krize.
Mjaft është luajtur me fatin e popullit dhe gjuhen e urrejtjes, përçarjes e mos unitetit, andaj nuk kemi kohe për te humbur, duhet te unifikohemi rreth zgjidhjes se problemeve qe dalin para nesh, kur dihet se vendi është duke u përballuar me krize te dyfishte, ne njërën ane me pandeminë e ne anën tjetër vakum institucional.
Nëse ju referomi deklaratave dhe kërkesave te zyrtareve te larte te administratës se Presidentit Joe Bieden, te cilët ne vazhdimësi bëjnë thirrje dhe apelojnë për unitet dhe bashkëpunim ne formimin e institucioneve te vendit, kjo jep te tregoje se subjektet politike duhet te tregohen te matur te pjekur ne veprimet e tyre, sepse çdo ikje nga këto përgjegjësi luhet me fatin e popullit dhe me votën e lire te qytetarëve te cilët e votuan ndryshimin, pasi qe dy dekada ky shtet s´ka prodhuar asgjë por vetëm krize, krize e destabilitet politik, andaj shpresa mbetet te qeveria ne ardhje, te z.Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani, te cilët murrën besimin e sovranit. Autori: Anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA!
Ferizaj, 18.03.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.