Valë e detit vie me shkumbë
Kullën time pse ma tund?
Disa orë aty punë bëra
Për një çast u tret e tëra.
E bëmë kullën me dy dhoma
Propozoi kështu Elona,
Gurë e bredha rreth i vumë
Kullë e bukur dukej shumë.
Dhe Elona nazeli
Është hidhëru valëzë me ty
Andaj të lutem të keshë kujdes
Mos na e prek gjer në mëngjes.
Vërtete kulla është prej rëre
Por të tillë e duam prore,
Kohë të mirë aty kalojmë
Lozim lojëra e kullë ndërtojmë.
Është Elona arkitekte
Shpesh ndërtojmë kulla prej letre,
Ndërsa në plazh këtu në verime
Ndërojmë kulla për pushime!