Nijazi Kastrati

Nënë,

Po mbushen trembëdhjetë vitë që na ike nga kjo botë, por dhimbja për Ty jo që harrohet, por vetëm sa vie e shtohet edhe më tepër. Nënë, çdo ditë na mungon. Na mungon fjala jote e ëmbël, na mungon buzëqeshja jote,na mungojnë këshillat e tuaja, po u mungon shume nipave e mbesave, por e tillë qenka jeta.

Nuk do ju harrojmë nënë. Lutemi që shpirti yt të pushojë në Parajsë, sepse ti ke qenë aq e dashur për të gjithë, andaj dhe të gjithë lutemi për Ju!

N Ë N Ë

Sa emër i dashur
Sa emër i madh
Emër që nga mendja
Anjëherë s’mund të dal
NËNË ti je e vetmja
Si ti tjetër s’ka,
Dora jotë e butë
Më ledhatoi pa pra.
Zërin tend të ëmbël
Biri im, kur thërrisje,
S’mud ta heq nga mendja
Nga dita që më linde.
Buzëqeshja jote nënë
Në mendje më rri,
Sa shumë kisha dashur nënë
Të shoh dhe njëherë më sy.
Në fillim prandvere ike
Shkove në amshim ,
Të mërzitur na le përgjithmonë
I rëndë çdo përkujtim.
Nuk prite dhe njëherë
Gjelbrim e behar,
Nuk ndëgjove dhe njëherë bilbilin
Këngës që ia pat marrë.

Shpirti yt dashur nënë

Pushoftë në Xhenet,

Nuk do të të harrojmëkurrë

Sa të jëmi në këtë jetë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.