Në këtë mëngjes kur shiu s’ndalet
Sa e qetë që është natyra,
Nga koteci këngë e gjelit
S’ka të ndalur si për hera.
E në pemë këndojnë bilbilat
Fare këngën nuk e ndalin,
Sa freski që ka natyra
Sjell pranvera me beharin.
Sa shumë njeriu ndjen qetësi
Këtë mëngjes kush e shijon,
Bukuria mëngjesore
Plagët e shpirtit i shëron!
“””””””””””””””””””
Mbesat e gjyshes
Ana e Zana,
Janë të bukura
Posi hana.
Në mësime
Dhe detyra,
Në gjithë shkollën
Janë më të mira.
Ndihmojnë shoqet
Pa pritesë,
Klasa tyre
Të ketë sukses.
Janë më të mirat
Në çdo lëmi,
Kështu thot
Mësuesja Bukuri.
Krenohen prindërit
Si dhe shkolla,
Për dy nxënëset
Po si molla.
Por më shumë
Gjyshja Shukri,
Që ka mbesat
Si flori!
Një dhelpër dinake
E çalë në një këmbë,
Nga uri e madhe
Erdhi në katund mbrëmë.
Kotecet e mbyllura
Pulë e gjela s’kishte,
Dhe zog po të gjente
Për të mjaft do ishte.
Kotecit te Mirandit
U afrua ngadalë,
Që kishte mbetur jashtë
Vërejti një zog të bardhë.
Ngadalë e shumë qetë
Afër zogut shkon,
Papritmas zagari
Bishtin i kafshon.
Nga dhimbja që pësoi
Dinakja bërtiti,
Bishti i mbet zagarit
E uritur iki!