“””””””””””””””””””””
NUK DO TË HARROJMË MIKU IM
{ Mikut tim Selim Qarrit,

në pesëvjetorin e ikjes në amshim}
Sa shpejt ikin vitet
Dhembjet per Ty s’shuhen,
Kujtimet e ëmbëla që na le
Thellë në zemrat tona ruhen.
Ishe aq i ëmbël
Ishe aq i dashur,
Na le të përlotur
Me zemra të plasur.
Në çdo fillim vere
Kur mbulon behari,
Kur ti ike në lulen e rinisë
E neve edhe më shumë na djeg malli.
Ti nuk ishe i rëndomtë, Selim
Nuk ishe si të tjerë,
Kishe një zemër të madhe
Në shpirt ishe gjithnji pranverë!
Sa shumë ajo zemra jote, Selim
Shprehte dashuri,
Për shokë, miq e të tjerë
Por më tepër për fëmijë!
Sa shumë u kujdese o mik
Për fëmijë jetima,
S’ishte me rëndësi shqiptarë apo rom
Me rëndësi për ty ishte ndihma.
Dhe çdo herë që u ndihmoje
Fëmijët largoheshin të kënaqur,
E ti nga një buzëqeshje ua dhuroje
Si një rreze dritë përhapur.
Lusim Perendinë për Ju, Selim
Për shpirtin tuaj që të pushoj në paqë
Ishe dhe do mbetesh përgjithmonë
Miku ynë i çmuar e zemer artë!