17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Nijazi Kastrati

TE GJYSHI NË FSHAT
(Për fëmijë)
Atje larg në fshat
Plot pemë e gjelbrim
Në një shtëpi të vogël
Jeton gjyshi im
Në vapën e verës
Atje gjen freski
Nën hije të manit
Apo nën qershi
Aty fillon mëngjesi
Me këngën e gjelit
Me një kope delesh
Në rrëzë të zabelit
Vërtetë aty më duket
Një jetë mjaft e qetë
Verës shkoj atje
Se ka shumë lezet
“””””””””””””””””””

NËN GRILA TË EUROPËS
Më ke futur nën grila Europë
E nuk kënaqesh me kaq,
Mbi kokën time gjithnji mban varur
E s’më heq dot një gërbaç.
Zogjët fluturojnë të lirë mbi qiellin tënd
Vetëm një e mba të robruar,
Shqipen nën grila e ke ndryrë
Nuk e le të lirë për t’fluturuar.
Hiqmi grilat Evropë!
Si gjysmë shekulli më parë të jem aty,
E di atëherë kur isha i lirë
Sa herë doja vija tek ty.
Unë i njejti jam Evropë
Ndërsa ti ndryshove shumë,
E ta them haptas tani se
Gabim je ti e jo unë.
Mi heq grilat Europë!
Mos më lë kështu të ngujuar,
Nëse do dhe ti njëherë
Me ne fytyrën për ta pastruar!
01.07.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.