0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Nijazi Kastrati

DO SHKRUAJ DHE SOT

– Me rastin e ikjes nga kjo botë e Mulla Remzi Kastratit-Mund të jetë një imazh i 1 person

Do shkruan edhe sot pena ime

Por vargjet me dhimbje i nxjerr,

Do shkruaj për Mulla Remziun që na iku

Me dhimbje na la për herë.

Po shkruaj për një personalitet
Imam fshati mbi dyzet vjet,
Një njeri gojë ëmbël ishte
Ashtu do e mbajmë mend për jetë.
Ishte dhe do e kujtojmë gjithmonë
Si një intelektual i madh e i rrallë,
Çdoherë ishte në vendin e kërkuar
E në krye të vendit çdoherë i parë.
Fjalë udhëzime e këshillime çdoherë nga goja nxirrte
I qetë, e serioz në diskutime,
Fjala e tij peshonte rëndë
Në çdo vend e tubime.
Për dyzet e sa vjet me radhë
Ligjeratat e tij nga feja dhe aktualiteti,
Shërbeu me zell e përkushtim të thellë
Ndikoi që njerëzit të duhen më tepër mes veti.

E ne do e përkujtojmë çdoherë me krenari

Sepse krenar ishte tërë jetën,

E përkujtim nga ai vetëm fjalët e mira e këshillat mbetën!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.