“””””””””””””””””””””””””””
UJKU E DHELPRA
-Tregim për fëmijë-
Shtegut të Keq, rrëzë bregores së Cukelit, kalonte ujku pak sa i mërzitur. Aty, nën një shkurre kishte zënë vend një dhelpër dhe posa e pa ujkun e mendoi një dredhi për interesin e saj, andaj dhe e përshendeti: -Mirëdita z. ujk! Mirëdita ia ktheu ujku me nje pamje të rëndë sa që edhe dhelpra ia pat frikën.
z. Ujk, vërtetë kam një ide të mirë në kokë e poqëse e realizojmë do na konvenonte edhe mua edhe ty.
-Pa ta dëgjoj njëherë moj dinake, ia ktheu ujku.
Më ka marrë shumë malli për një gjel z. ujk, por nuk kam guxim të bie e vetme ne katund e të marr një, do ishte mirë që edhe ju të vini me mua e ndoshta dhe juve u buzëqeshë fati për ndoj qingj apo kec të majm!
-Mos mi ngrit nervat moj, ka muaj që nuk kam ngrënë mish qengji apo keci, e sheh që tani shumë rrallë dalin në mal kopetë, po edhe kur dalin aq shumë janë të mbrojtur nga qentë e Sharrit, sa që nuk kam guxim as ti ofrohem kopesë, ndërsa ti më fton të biem në katund.
Ndëgjo miku im, bashkimi bën fuqi thonë. Do shkojme së bashku e do ia dalim, sepse edhe po të na heton ndonjë qen nuk din se kah të shkoi më parë. Deri në oborr shkojmë së bashku, aty ti do drejtohesh për në vath tek qingjat e unë kah koteci, kështu që ne do marrim ate që dëshirojmë dhe ikim përpjetë.
Ujku i lëpiu buzët siq bëntë çdo herë kur hante ndoj qingj dhe e pranoi oferten e dinakes.
Duke hy në fshat e ndërprenë bisedën që mos ti ndëgjonte ndoj qen dhe heshtas hynë në një oborr shtëpie që dhelpra dinake gjatë ditës kishte vërejtur nga shpati një gjel të majm.
Dinakja me shpejtësi të madhe hyn në kotec dhe e grabitë gjelin i cili me kokorizmat e tij alarmoi qenin, ndërsa ujku sillej rreth vathit duke mos pasur ide se si të hyn e të hedh në qafë një qingj.
Kur dëgjoi gjelin duke kokorizë, qeni me shpejtësi doli nga stela dhe pa pritmas u gjendën para ujkut. Nuk priti aspak por menjëherë sulmoi ujkun duke e përgjakur në kokë, vesh e këmbë, por në atë rrëmujë, ujku arriti që të shpëtonte disi i gjallë.
Dhelpra tani kishte siguru ushqimin dhe posa doli tek Kroi i Shpatit aty nën lis, filloi ta shqyente prenë e fituar me shumë frikë, por me dinakri.
Ujku, ashtu duke qaluar e duke gjëmuar arriti pas një kohe te kroi, derisa dhelpra hante gjelin e majm.
-Z. Ujk, u merakosa shumë për ty, filloi dhelpra me ato dinakritë e saj.
Ujku i qetë iu afrua ngadalë dhe kur u sigurua që ishte mjaft afër, ashtu i qalë kërceu dhe ia këputi bishtin dhelprës me ata dhembët e mprehtë dhe ia shqeu e ia theu njerën këmbë.
-Ti moj dinake më fute në grackë dhe më binde që të të ndëgjoi përkundër rrezikut që e dija se na pret në katund! -Aman z. ujk, mos të lutem, bërtistë dhelpra, duke ikur e duke qarë dhimbjen që ia shkaktoi ujku kur i shqeu këmbën dhe bishtin, por mendja i rrinte tek pjesa tjetër e gjelit që mbeti tek kroi.
– Dhe njëherë më dil para dhe tento të më mashtrosh me dinakritë tua, pa do e shohësh se çka do të të gjenë.
-Nga ajo ditë dhelpra mbeti pa bisht dhe e qalë dhe nuk guxoi më kurrë të del para dhe të mundohet ta mashtroi ujkun!