“””””””””””””””””””””””
PLISI IM
Ti i imi o plis
I bardhë si dëborë
Të bartëm në kokë me shekuj
Të kemi më të mirin symbol.
Të barti Zeusi mbreti Olimpit
Edhe Akili kishte plis në kokë.
Edhe Hektori, Odiseu dhe Afërdita
Dhe ne vazhdojmë të mbajmë dhe sot.
Ti ishe çdo herë në kokë të burrit
Aty ku flitej shqip, në odë të gurit
Ti ishe aty ku u dha besa
Aty ku u dha fjala e shpresa.
Ti shkëlqen çdoherë nga bardhësia
Simbol paqeje për të tjerë
Armiqtë tanë të përbetuar
Ty të urryen çdoherë.
Simbol shpirtror pastërtie
I dashur e simbol krenarie
Të deshtën armiqtë të shklasin për tokë
Ti u përballove furtunave gjer më sot.
Kështu të bardhë e të pastër
Do të të mbajmë në kokë për jetë e mot
Në këto troje tona të bekuara
Derisa të flitet shqip, ashtu siç flasim dhe sot!
“”””””””””””””””””””””””””””””””
DITËLINDJA E ROELIT
Sot festoj Roeli
Ditëlindjen e tretë
Vërtetë është i ëmbël
Po sikur sherbet.
Erdhi nga Austria
Na solli gëzime
Ta festojmë së bashku-tha
Këtë ditëlindjen time.
Te gjyshi në fshat
Sa shumë është kënaqësi
Në këtë vapë të madhe
Këtu ndjejmë freski.
Gjyshi edhe gjyshja
Urojmë si për hera
Të na rrofsh o i ëmbli nip
Edhe 100 tjera.
Në përqafim të Erdit
Përkrah Elisoni
Erisi e Norela
Të ëmbël si bomboni.
Të përmendim dhe Orikun
Që kapelën shqeu
Por ashtu të shqyr
Në kokë e mbërtheu.
Sa të gëzuar ishin sot
Gjyshi bashkë me gjyshe
Ishte ditë e veçantë
Nga tjerat më ndryshe!