Çdo ditë në mëngjes
Këndojnë dy këngëtarë,
Njeri nga koteci
E tjetri mbi dardhë.
Këtij nga koteci
I ndimjonë shumë gjela,
Në dardhë këndojnë bilbilat
Ëmbël si përhera.
Bukur thot bilbili
Këndon ore gjel,
Porse e zgjatë pakëz
Zërin kur e nxjerr.
Këngës sate duket
I mungojnë ca ngjyra,
Pranoje se nga këngët tona
E imja më e mira.
Dallojnë këngët tona bilbil
Mes veti dallojnë shumë,
Zgjohuni u them njerëzve
Mjaft keni bërë gjum.
Kënga jote bilbil
Kolorit me ngjyra,
Sa e ëmbël në mëngjes
Me ty është natyra!