13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Niko Poet Gjiriti

NËNË & URTËSIA E BEKUAR

Nëse pata sukses të mjaftueshëm nga krijimtaria ime poetike, roli i këshillave të nënës ngeli i pazvendësueshëm e cila, më dha hapësirat e duhura duke më thënë:-Bir vetëm me sinqeritet mund të fitosh edhe besimin e jo mikut, ashtë mirësia ajo që e mban gjallë dashurinë, kurse mirësjellja tregon vlerësimin se sa njeri je.

Gërmëtari

“”””””””””””””

VËMENDJE & DASHURI
Vetëm sinqeriteti nuk ta përçojë dashurinë me shpejt se sa njerëzit mediokër që kultivojnë hipokrizinë si edukatën e re të modës, ku interesi bëhet themeli i respektit të shtirur.

Gërmëtari

“”””””””””””””””””””

MBASE KUJTOHEN
Mos ju hidhno pensionit thërrime o poet
e pastë, çdo president dhe kryeministër
mbase kujtohen sa i korruptuar je vërtet
s’janë rritur si ty me skamje buk’ e misër

Gërmëtari

“”””””””””Imazhi mund të përmbajë: natë, ujë dhe jashtë

VËSHTIRË TË TË HUMB
Hënë kuqaloshe mos m’merr për djalë t’mirë
m’tepër se mistrec un i shpirtrave jam lexues
romantikja ime jetës ngele adhurim i vështirë
dëgjova t’më thuash inteligjent i keq po qesh
kuqaloshe e shpirtit liqenin vesh me këmishë
më thua të çmendem për ty, por me argumet
ah shpirtin tim, e pashë qiri, të trete në Kishë
ndalon, më puth me ngjyrë, se di ti m’çmend

sa herë romantike mu thërrmove nëpër plagë

le t’jetë komplimenti më i bukur, n’jetën tënde

këtë sekret dua ta konsumojmë, të dy bashkë

vështirë të të humb, të kam, thellë në mëndje

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.