20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Niko Poet Gjiriti

PARAJA-VLERA & NJERIU- EDUKIMI

Para shumë vitesh morra nga nëna me rastin e festave një mësim të shkëlqyeshëm që nuk kam mundur ta harroj akoma. Me një tre leksh të ri fringo, nëna na pyeti motrën dhe mua, se kush e do. Ne që të dy zgjatëm dorën. Prisni tha nëna ime. Ajo e zhubrosi e shkeli me këmbë dhe e bëri edhe me baltë nga xhizmet që kishte veshur, se po vaditte lulet në oborr. Përsëri na pyeti, se kush nga ne të dy fëmijët e saj e deshte tre lekshin. Që të dy u hodhëm përpjetë të gatshëm si herën e parë. Fëmijët e mi të dashur më dëgjoni me kujdes. Çfarëdo që bëra me tre lekshin, ju e deshit përsëri sepse nuk e humbi vlerën e saj, ajo vlen akoma si në fillim kur ishte e re krëckë. Do tju ndodhë në jetë, të jemi tersa, të rrudhur, të rrahur nga fjalët e njerëzve, të hedhur në dysheme, të nëpërkëmbur nga fati dhe nga njerëz shpirtzinj dhe plot ngjarje që ndodhin edhe në familje. Mos ju shkojë mendja e të mendoni se nuk keni më vlerë fëmijët e mi. Brenda sinqeritetit larg gënjeshtrave, me dinjitetit familjar, vlera juaj e vërtetë nuk do të ndryshojë në sytë e atyre që ju respektojnë dhe ju duan vërtet ose e kundërta, sepse do të jeni të vërtetë, të ndershëm dhe në gjendjen tuaj jo aq të mirë, vlera juaj mbetet dhe do të bëheni prindër të mirë.

Gërmëtari

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, text that says '3 ANKA E SHTETIT SHOIPTAR 3 GC 626277 GC 626277 TRE LEKE 3 AVAVAVM 1964 PAGUHEN PRURESIT ME TE PARE 3'

E DASHUR MJAFTOI VETVETES

Njohjen e përfituar arsyetimit romantik, bëje zemër
shikimet e tua lanë gjurmë të paqarta si shmangem
t’trazohet shpirti, do dëgjosh n’rrugë të njëjtin emër
që kam un, po e ruaj kujtimin, t’pres n’shi le t’lagem
ditët e tua pranë meje, jan shum t’dobishme n’paqe
vetmisë shpirtërore i përgjigjet, shpesh vetmia fizike
ndiesi e puthjes time dridhjet, ti shpirtin nuk e hape
se kishe idenë nga të erdhi ngurimi, në ndjenjë frike

e dashur mjaftoi vetvetes përqafimit tim, plotësohu

le ta përsëritim, më shumë se duhet, vetveten të dy

nga zhurmat e shpirtit, rrëmujës të ëndrrave zgjohu

copëzimi i mërzitjes do shfaqet sa t’më shikosh n’sy

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.