20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Niko Poet Gjiriti

RESPEKTI & JO SI GJALPI NË LAKROR

Nga mirësjellja, shpesh humbin atë mbrojtje instinktive kundrejt djallëzive të njerëzve pse jo edhe të afërt, e cila na lëndon deri në largimin e plotë të tyre, sepse nuk e mohojmë dot respektin që ju dhuruam.

Gërmëtari

“”””””””””””

GJEOMETRI & PSIKOLOGJIKE
Jemi të rethuar nga njerëz me mungesë kulture që i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshurin humane. Ata si njerëzit alergjikë ndaj kulturës, botkuptimin e tyre e plotësojnë duke u dhënë pas dërdëllitjeve, deri në imponimet tek të tjerët, të ngjalljes të ndjenjës të keqardhjes në humanismin edhe me njerëzit që shkëmbejn një përshëndejte gjitonale. Nuk parapëlqejnë t’ju japësh mend edhe pse heshtin me vete flasin më shumë sesa shprehen. asht vështirë të gjesh diagonalen e bashkimit të kateteve në botëkuptim e cila i zmadhoh gradët e këndvështrimit deri në diametralisht të kundërta për të treguar më pas karakterin së kontrastin ditë natë.

Gërmëtari

“”””””””””””””””

MUNGESË KULTURE & SHTIRJE PLOT EGO
Mungesa e kulturës e rrit egon e femrave që në gjuhën popullore futen në kategorinë e atyre që ”nuk rrinë dot me një burrë”, të cilat jo vetëm nuk kanë dhembshuri për familjen që kanë krijuar, por edhe tentojnë të prishin me të njëjtin predispozicion karakteri familjen e dikujt tjetër, për të fituar sipas faktit të veprimeve të tyre lumturinë e tyre ose palumturinë idioteske. Ngrohtësia e tyre në dashuri asht e shtirur brenda një vetëmbrojtjeje të përfshirë nga instinktet për tu treguar të zgjuara edhe pse i mungon arsyeja logjike dhe i bëjnë bisht argumetave për ti shpëtuar lakuriqësisë dështake në komunikim.

Gërmëtari

“”””””””””””

HIPOKRIZI & FATKEQËSI
Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të jetosh nën strehën e një banese me fëmijën tënd hipokrite, që jo vetëm i ul vlerat e saja por edhe tënde, si kujdestare, me pa dhembsurinë e pjellës që ka shpirtin e humbur pa ndjerë këqardhje. Në çdo rast dëgjojn verese dhe medimi i saj edhe pse i gabuar dominon duke çuar dëm çdo këshillë e përpjekje për harmoni familjare.

Gërmëtari

“”””””””””””

MESNATAVE
Miqtë e mi ç’jeni bërë kështu, flini, gjumi asht vdekja
bashkë të ëndërrojmë, në rrjedhën e jetës përsëgjalli
sa t’prapë q’jeni, digjini vargjet saraoshe zjarr do jeta
mesnatave, për t’gjith s’më merr gjumi, m’merr malli

Gërmëtari

“”””””””””””

PËRDORA IDETË E YLBERËVE
Nuk jam ëndërr që po u zgjove në mëngjes harrohem
forca njohëse e mëndjes ishte ajo vetëtima në errësirë
mos u sill padrejtësisht ndaj vetes, njerëz, dashurohen
përdora idetë e ylberëve, n’puthjet me ty, arom e mirë

Gërmëtari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.