23.5 C
Tiranë
E martë, 12 Maj 2026

Niko Poet Gjiriti

MOS JA ZINI DIELLIN, MIRËSISË FEMËR
Përfytyrimi, kush ishte ai morri fund
drejt perëndimit për lindje, u nis iku
shkeli zinxhirë t’dhunës, kokën tund
ngriti takat për ecje shpresën se fiku
ndjeva të ish vetvetja si dita që vjen
s’m’hiqej nga mendja besimi asketik
çdo veprim human, qesh, pak rrëfen
e bekuar perëndie ti prit pak, mos ik
vrazhdësi harbutëri tradhtis e trembi
me kulturë, nder, nxirrte veç logjikën
si e rënë nga qielli në vargje m’erdhi
bubullim vetëtimës s’ndalet, po ikën
syt’ mi fshehu, me ta, dyert e parajsës
dha dashuri n’njerës që s’din’ të japin
eh seç më ngjallin hapat ikjet e vajzës
ju tremb gënjeshtrës, ethet, më kapin
lutem mos ja zini diellin mirësis femër
zoti i humbi engjit që shfaqen në tokë
dorë t’bëjn t’mira s’heqin, s’venë emër
pa ata, s’do të ndryshojë dot, kjo botë
“”””””””””””””””””””””
May be an image of 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme
DEVIZË JETE & NDERI
Martesat dhe divorcet më bënë, ta dua me ashk jetën në të qënit njeri, të cilat si stacione humane më dhanë të kuptoj se jam një kalimtar i përkohshëm, ku dashuria e tanishme asht kryekëput e ndryshme nga ajo, që ma masakruan në fshehtësi dhe hapur duke mos e marrë parasysh, devizën time:-”O me mua e me nder, o pa mua e në tjetër der”. Duke qenë të mirëfillta vuajtja dhe pikëllimi, pata mundësinë në hapat e jetës, të le gjurmët e mia me libra, sepse e lashë shpirtin e lirë brenda dinjitetit.
Gërmëtari
“””””””””””””May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing dhe ambiente të jashtme
MREKULLITË E THINJURA
Nënat na shpalosën drejtimin e jetës për të jetuar
mrekullitë e thinjura t’bekuara fëmi nga perëndia
mbetën, mët shtrenjta se ato vetë, ne kurbetëruar
nga varrezat publike, zgjat kokën, kisha e xhamia
falë nënave të mira, që mbollën tek ne fisnikërinë
u bëm’ më të dhimbsur, për ato, për botën e egër
gjuha e nderit ubë gjuh’ e çuditëshme për njerinë
ëndrra që pash në kurbet mbeti plagë që ka emër
t’tjera nëna ngjallen pas nënës time n’varg, n’rrug’
treni i kohës i pa kur iku, duke shitur fruta, perime
më të rejat trupin shesin, të nxjerrin, një copë buk
perëndim, i diellit t’përflakur e dogji, zemrën time
Gërmëtari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.