18.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Nëntor 2025

Niko Poet Gjiriti

DRAMË VARFËRIE
Në rrugët e qytetit lotojnë shitës ambulantë të mërzitur
policë bashkie, jeniçerët me dhjamë në bark dhe në tru
pelinin vdekje prurës dhuron kryebashkiaku aga i shitur
gjobë për ty do të fut n’burg fshatar, vdis mos shit këtu
Gërmëtari
“”””””””””””””

FILLIMI I FUNDIT ISH AFËR
Pas një burri me vajzë që i përgjërohet me shpirt baba
ndodhet femra q’braktisi nderin, pacipë me emër nate
ndaj në moshën time, mendimet po lexojn’ nëpër libra
fillimi i fundit ish afër, për të pabesat, që bëhen bajate
Gërmëtari
“””””””””””””””

NGA DASHURIA
Beso me ngadalë por në mënyrë të sigurt, prindi mundet
të bëj për ty çdo gjë që nuk e bëri për vete, nga dashuria
nga bubullima manipulimesh ajri edhe mund të lëkundet
vajzë, ti ngele gjithmonë fëmia im, si në dinjitet, pastërtia
Gërmëtari
“””””””””””””””

VLERAT KANË NEVOJË PËR TRASHËGIM
Ti je atje, në Amerikë, për shkak të nj’përpjekje e qëllimi
përkushtruar ju dedikova ëndrrës tënde, me mish, shpirt
arritjet e tua o bijë, ne na nderojn, s’na iku kot mundimi
vlerat kanë nevojë për trashëgim, karakteri jot po m’nxit
Gërmëtari
“”””””””””””

QIELLIN ME YJE DO TA PRES FUSTAN VEREF
Ëndrra familje, kjo asht arsye që egzistojm’ si babë e bijë
ajo ç’ka nervin e debatit arsyes logjike na e mban t’gjallë
qiellin me yje do ta pres fustan veref, që ty mirë të të rijë
të të puth të bërë nuse, si dikur në kopësht, m’u në ballë
Gërmëtari
“”””””””””””””

KËSHILLË
Prindi, besimi që të sjell zgjidhjen, që jetës nevojitet
pranë tij je në gjëndje të dallosh, të mirën e t’keqen
kurbeti u shëndrrua, ëndërr marramendëse që rritet
njerëzit me ligësi n’shpirt, vajzë mos prit të ndreqen
Gërmëtari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.