TANI ZGJOHEM BRENDA ËNDRRËS

Më mungon ti dhe nuk i pres me kënaqësi pasditet
mendoj se larg teje, kështu do të bëhem më i fortë
nuk kam si tët quaj budallaqe, cikli i jetës përsëritet
qielli i gërvishtur me vetetima, hëna s’ashtë e plotë
vjersha kisha filluar të shkruaja q’në shkollën fillore
por sa herë shkruaja për ty më dukej si hera e parë
m’u mërzite dikur, ishe sëmur q’nuk t’bleva akullore
tani jeton n’Amerikë, kishe ëndrra, ambicje e mbarë
un, s’të çova në seminare fetare, ishe fëmi e zgjuar
nuk ishe e keqe edhe si puntore ngarkim shkarkimi
me ty jetën plot halle, më shumë e kisha dashuruar
tani zgjohem brenda ëndrrës m’përvëlon përmallimi