BABI & INTIMITETI I VËRTETË
Ndërmjet shumë meditimeve mendova të shkruaj edhe për personin më të rëndësishëm në jetën tonë që e quajnë babi. Dëshira për ta pasur gjithë jetën time pranë nuk mu plotësua sepse natyra nuk më dëgjoi mua. Ditën që divani në ballkon mbeti bosh ndodhi si papritur, edhe diçka në shpirtin tim. Isha i ndëgjegjshëm për dhimbjen ndaj bëni atë që duhet të bëni, në mënyrë që kur të largohen të ndihen ashtu si u ndje babi im, i plotë dhe i mbushur me dashurinë e respektin tim për atë. E varrosa me lot, që nga shtëpia në fshat ku banonim dhe deri në fshatin ngjitur ku kishte lindur. Ky veprim ish, shënjë ngushëllimi për shpirtit tim fëminor edhe pse isha baba me një vajzë duke pranuar se nuk ka si dashuria e babit dhe atë, nuk ka njeri në botë të ta dhurojë, me aq pasion prej të çmenduri. Deri von, mendoja dhe isha i bindur, se babi jetonte vetëm për mua, jo për faktin se ai ishte i pari që më puthi dhe më përqafoi. Ai më ushqeu me dëshirën për punën, për librat, ai u kujdes për arsimimin tim, më mësoi të flas dhe të ecës në rrugën e ndershmërisë. Ai ishte aty, ku e thërriste atdheu në britmën e alarmit për humanizëm, në hapat e mi të parë. Qëndroi vigjilent egërsisht, i prerë në mbështje të idealit e më bëri të ndjej dashurinë për atdheun. E ndjeja veten patriot edhe pse isha fëmi në shkollën fillore. Duke u rritur, ai më ndihmoi në vazhdimin e shkollës të lartë, universitet, më mësoi sjelljet, më këshillonte dhe shpjegonte pyetjet e panumurta që i bëja si fëmijë ters. Ishte aty, kur kisha nevojë për kujdesin dhe ndihmën e tij, duke më kultivuar besimin për një jetë më të mirë prandaj përjetoi me mua të gjitha dhimbjet dhe gëzimet, ashtu si unë më pas me vajzën time. Dashuria ime e parë babi dhe si baba, dashuria ime e parë, vajza.
Gërmëtari
“””””””””””
E SJELL JETA
Tani që ekziston, më ke prishur pak punë
po përkëdhel n’vendin tënd, maçok lokali
nuk dua si ty, asnjë tjetër, për ty, jam unë
mirmëngjes e dashur, sa m’ka marrë malli
Gërmëtari
“”””””””””””
PRANON JE FAJTORE
Ashtu, si ç’do fillim dashurie e ka një fund
s’ja vlen për ty, të kujdesem, me dhemsuri
pranon je fajtore s’gjen mendjen të humb
sillesh semkupton s’ndien respekt dashuri
Gërmëtari