Më shkon shpesh nëpërmend se jo vetëm një herë, vajza ime bëhej problematike si alvanidha -shqiptare, në shkollën fillore greke në Selanik. E mbushur me ndjenjën e krenarisë, si shqiptare guxonte, të mbyllte gojën e adoleshentlëve grekë, si idiotë që ishin, të cilët mundoheshin ta poshtëronin. Më ankohej mësuesja e saj kujdestare Elpidha, për faktin se ajo, nuk ja kursente shpullat bashkënxënësve të saj të paedukuar. Më duhej të zbuloja, mënyrën e ndryshimit të shpejtë,për korrigjimin e reagimeve të vajzës, ndaj ofendimeve raciste. Në një debat familjar si dy shokë të mirë, i them:-ti mundesh të jesh flamurtarja e shkollës, dhe nuk mundesh të anashkalosh provokimet raciste? E përqafova për të marrë betimin, fjalën e duhur, që nuk do ti jepte shpulla askujt që qëllimisht deshte ta poshtëronte si shqiptare. Ishte detyra e jetës të komunikoja si një vëllaçko më i madh. Gjeta atë pikë magjike, që ajo e ndjeu veten të kompletuar me energji për ndryshim, duke i ndryshuar unin e saj personal, pse ta fsheh edhe plot ego femërore, në unin tonë, të përbashkët, të cilin e realizova falë intimitetit në komunikim. Që në ato momente nuk kishte pretendime më, unë kam jetën time. -Babi, ti nuk ke besim tek mua se nuk do të mërzit, më pyeti? I ndërhyra duke i thënë, unë kam besim tek të dy, që nuk do ta mërzitim njëri tjetrin. Nuk e lashë të qetë në botën e saj të mbushur me vetëtimat dhe shkrepëtimat e moshës. E përfshiva në aktivitetin e jetës time, duke e njohur si nxirrej leku me djersë, cila ishte eksperienca më e dobishme për të çarë përpara në jetë duke i dhënë gjithçka të mirë nga vetja ime. Më dukej intimiteti, një klimë magjike ajo e duhura, mëse e bukur, për të përfituar ajo më shumë si bija ime, e cila ngeli një nga pasionet më humane për ta prezantuar veten si prind.
Gërmëtari